A do të ketë karantinë gjatë dimrit në Shqipëri? Ja çfarë thotë Pëllumb Pipero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur në lidhje me pandeminë dhe ka treguar nëse ekziston ndonjë mundësi që Shqipëria të futet në një karantinë të dytë gjatë dimrit.

Pipero beson se kjo gjë nuk do ndodhë dhe është shumë kundër kësaj.

“Nga komunikimi që kam pasur me specialistët italianë që erdhën për të na trajnuar ose për të shkëmbyer eksperiencë, e kemi diskutuar këtë problem eksperti, specialisti dhe politikani dhe më thanë që edhe tek ne, vendimet i merr politikani. Natyrisht vendimet politika duhet t’i marrë, por specialistët duhen dëgjuar më shumë.

Unë kam qenë dhe do të jem kundër një mbyllje të dytë, kundër një karantinimi të dytë, edhe pse situata të veçanta jo të zakonshme nëpër qarqe, rajone apo qytete të ndryshme mund të jenë jashtë të mundurës, por unë jam kundër mbylljes. Unë nuk e quaj zgjidhje dhe do jem kundër saj deri sa kohë të pyetem, apo të mund të flas. Nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Unë nuk besoj se do të shikohet një karantinim apo një mbyllje e dytë si zgjidhje dhe nuk e besoj të ndodhë.

Shtete të mëdha mund ta aplikojnë në qarqe apo zona, por neve jemi një vend shumë i vogël”, tha Pipero në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij,...

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë të...

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e armëve, një djalosh i brishtë...

Lajme të tjera

Web TV