Dhjetë sjellje që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

 

10 Sjellje që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën.
-Mosplotësimi I nevojave të fëmijës: Veshja e keqe, jo sipas sezonit. mbajtja brënda në shtëpi për kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojrave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.
-kujdes i tepruar. Çuarja vazhdimisht tek mjeku dhe mjekë të ndryshëm, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.

-të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.

-pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri: në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.
-trajtimi sikur fëmija është më i vogël se çështë: ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund ti bëjë vetë. Të mos i shpjegohet se çfar po ndodh rreth tij: situa te të ndryshme që ndodhin në familje, si vdekje, sëmundje, grindje në familje apo divorc,
-të ndërtohet marëdhënie sikur është i madh: pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo ti kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vënde e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.
-përfshirja në grindjet ndërmjet partnerve: Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.
-ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve: Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëritjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëritjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë në psihën e fëmijës, në të ardhme.
-ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës: Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, ti gjuhet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shqelm, me grusht. Të çpohet me gjilpërë. Djegie me cigare. Dhe sidomos shkundja e një foshnje për ta bërë të pushojë.
-prekje e fëmijës në zonën genital: Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes, deri sa të eksitohet. Puthja e fëmijës në zonën genital. Të jetë present në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV