Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, edhe pse është larguar nga Shqipëria në moshë të vogël, i ruan ende me fanatizëm shumë tradita shqiptare.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një video në InstaStory, ku shihet bashkë me tezen e saj, teksa kujdesen për kopshtin në shtëpinë e këngëtares në Los Angelos.
Vihet re se komunikimi mes tyre, shpeshherë është në shqip, dhe Bebe Rexha dëgjohet duke thënë “gjynah” përsa i përket bimëve të vyshkura.
Artistja nga Dibra nuk i harron zakonet shqiptare, edhe pse është rritur në një kulturë tjetër. Ka.Li/fjala.al