Mblidhet pasdite Këshilli Politik, opozita konfirmon pjesëmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mblidhet pasditen e sotme Këshilli Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik, me kërkesë të Partisë Socialiste.

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, i parashikuar për tu mbledhur në orën 18.00.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë dy kushtet e opozitës për të vijuar punën.

Po ashtu opozita kërkon paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes dhe listat e hapura 100%.

Në letër thuhet se marrja e vendimeve për çështje që prekin zgjedhjet, jashtë Këshillit Politik, në një proces të mbyllur dhe ku u përjashtua Opozita politike e vendit, dëmton stabilitetin demokratik të vendit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke akuzuar PS për shkelje të marrëveshjen politike të 14 janarit dhe zotimet e ndërmarra në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nënvizohet se Opozita e Bashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe marrëveshjes së 14 janarit dhe, pavarësisht provokimeve të herëpashershme që bëhen nga ana e Partisë Socialiste, shprehet e palëkundur në vullnetin për respektimin e këtyre marrëveshjeve, si rruga e vetme për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pritshmërisë që ato kanë nga Reforma Zgjedhore.

Duke shprehur qëndrimin e detajuar bashkëlidhur shkresës, konfirmohet:

“Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ka kryer krime kundër popullit sirian”/ Arrestohet kushëriri i Bashar al-Assad

Gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, u arrestua në Latakia. Ai është zyrtari...

Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikës do të fillojnë nga 1 marsi, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars. Sipas mediave të...

Norvegjia ndalon anijen ruse,dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë/ Të paligjshëm në SHBA, preken nga urdhri

Urdhri i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të palgjishëm nga Shtetet e Bashkuara prek edhe 1 mijë e 875 shqiptarë.   Sipas një dokumenti të...

Merr flakë makina në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë, zjarrfikëset në vendngjarje

Një makinë është përfshië nga flakët mbrëmjen e sotme (31 janar) në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë. Ngjarja ka ndodhur para 20 minutash kur u konstatuan...

Lajme të tjera

Web TV