Me bluzën e bardhë e i gjakosur në makinë, dalin pamjet e Preng Gjinit të plagosur pas atentatit që iu bë mbrëmjen e sotme.
Shpërthimi i tritolit të makinës mbrëmjen e sotme ka krijuar kaos në urën e Nisharakut, e njohur ndryshe si ura e Selitës. Njerëz të grumbulluar dhe të frikësuar janë shfaqur.
Ndërsa Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike për mediat ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.
Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.
Sipas tij i plagosuri po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë teksa mjekët fillimisht janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike./Bl.Ba/Fjala.al