Rriten rastet/ Franca kufizon aktivitet sociale në dy qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Francë duke rritur ndjeshëm numrat e të prekurve. Dy nga qytetet më të prekura janë Marseja dhe Bordo.

E ndërkohë që qeveria përpiqet me çdo kusht të shmangë një izolim të ri kombëtar, këto dy qytete kanë filluar të marrin masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Në Marsejë, ku kapaciteti në terapitë intensive është drejt ezaurimit mes rritjes së shpejtë të rasteve me koronavirus, autoritetet ndalojnë klientët të qëndrojnë në këmbë në bare, apo të konsumojnë alkool në publik. Grumbullimet me mbi 10 persona nuk do të jenë më të lejueshme në parqet dhe plazhet e qytetit dhe çdo event me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës do të anulohet.

Një kufizim i tillë prek vendet të tilla si stadiume, sallat koncertesh, e gjithashtu demonstrata e panaire. Në Bordo, prania e shtuar policore do të garantojë respektimin e masave të ngjashme. Autoritetet nxisin qytetarët të mos organizojnë mbledhje familjare për momentin.

Franca përballet me dhimbje të dyfishtë koke ndërsa përpiqet të rigjallërojë ekonominë e prekur rëndë nga COVID-19, e njëkohësisht të ulë kurbën e infektimeve të reja të cilat po rriten që prej muajve të verës. Të shtunën u shënua një shifër rekord prej më shumë se 10 mijë rastesh.

Gjithashtu Portugalia vendosi të shtrijë në të gjithë vendin masat që deri më tani vlenin vetëm për Lisbonën, të tilla si kufizimin e grumbullimeve deri në 10 persona dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike pas orës 20.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Lajme të tjera

Web TV