Dalin detaje të reja lidhur me krimin që ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores në Kamëz, ku kunati qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatën e tij.
Burime bëjnë me dije se mes tyre ka pasur një konflikt pronësie të hershëm pasi jetonin së bashku në një godinë dy katëshe.
Jetmira Hasani e cila mbeti pa jetë pasi u qëllua nga Agron Tanushi, ishte divorcuar prej disa vitesh me vëllain e këtij të fundit.
Ish-bashkëshorti i Hasanit jetonte në Greqi, ndërsa Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dykatëshe e cila është bërë “molla e sherrit” mes tyre.
Agron Tanushi i cili jetonte në katin e parë të kësaj banese kërkonte largmin e ish-kunatës gjë që refuzohej nga ajo.
Të dyja palët kanë qënë prej vitesh ndërsa mësohet se kanë pasur edhe urdhër mbrojtje.
Konflikti i sotëm mësohet të ketë nisur për shkaqe banale pasi Tanushaj i ka kërkuar llogari Hasanit se përse ka hedhur mbeturinat, pasi ajo jetonte një kat sipër tij.
Sherri ka degraduar duke bërë më pas që 31 vjeçari të marrë armën dhe të qëllojë për vdekje ish-kunatën e tij.
Pas krimit ai është larguar në drejtim të paditur bashkë me armën e krimit. /Ra.My.Fjala.al/