Hajdari falenderon qytetarët që po i bashkohen “Nismës”: Pushtetin e tre kryetarëve t’ua shpërndajmë qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në facebook deputetja Rudina Hajdari falënderon të gjithë qytetarët që po bëhen pjesë e “Nismës”.

Sipas Hajdarit kjo “Nisëm” synon që pushtetin që kanë 3 kryetarët e vjetruar të partive t’ua shpërndajë sërish qytetarëve.

Më tej në statusin e saj Hajdari shkruan që Nisma në të cilën ajo bën pjesë synon mos të jetë pronë private, por një aset në shërbim të publikut.

 

Deputetja shprehet që është e frymëzuar nga mbështetja që po merr “Nisma” dhe niveli i lartë i këshillave  dhe personaliteteve që po bashkohen./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Faleminderit!

Përditë, me qindra qytetarë po na bashkohen në një Nisëm e cila synon që pushtetin e pamasë që sot kanë 3 kryetarë të vjetëruar partish t’ua shpërndajë qytetarëve.
Një Nisëm e cila synon që pasuritë natyrore të vendit të mos i shfrytëzojnë një grusht klientësh të kryetarëve, por të shërbejnë për të rritur mirëqënien e qytetarëve.
Një Nisëm e cila synon që taksat e njerëzve të ndershëm të mos shërbejnë për të ndërtuar vila luksoze për pushtetarët por të japin shërbime për të gjithë qytetarët.
Një Nisëm e cila synon të mos jetë pronë private e askujt, por një aset në shërbim të publikut.
Personalisht ndihem e frymëzuar nga mbështetja masive që po marrim por edhe nga niveli i lartë i sugjerimeve, këshillave, ideve dhe personaliteteve që po bashkohen.
Do vazhdojmë pa u ndalur ?
Nëse do të na bashkohesh, regjistrohu te rudinahajdari.al.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV