Akuzoi për rrahje Ramush Haradinaj, sapo shkoi ne polici tërheq denoncimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Puntori i ka denoncuar Haradinajt  në Polici një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se e kanë intervistuar ankuesin dhe se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Por pas dy javësh ankuesi ka shkuar në polici dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet. Gati 3 muaj që nga kjo ngjarje, vëllezërit Haradinaj ende nuk janë marrë në pyetje në asnjë cilësi.

Sipas dokumenteve dyshohet se e tëra ka nisur më datë 22 qershor 2020, pak minuta para orës 15:00, ku një person ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësore Familjare në afërsi të ndërtesës së Telekomit, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, jo shumë larg nga selia e AAK-së.

Pacienti,kur ka kërkuar shërbime shëndetësore sipas shkresës, ka pasur lëndime në trup dhe në sy. Mjekja e cila e ka kontrolluar pacientin e ka njoftuar Policinë menjëherë pas ekzaminimit.

Në raportin e Policisë së Kosovës, të cilin e posedon gazeta Koha, ajo ka përmendur emrat e vëllezërve Haradinaj si shkaktarë të lëndimeve.

Të fundit

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Lajme të tjera

Web TV