Trajtim me plazma për të prekurit me virus, Manastirliu thirrje për dhurim gjaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore të Shqipërisë po e shohin si një mundësi të shtuar trajtimin me plazma për të prekurit me koronavirus.

Për këtë, në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurimin e drejtpërdrejtë të plazmës.

Duke e cilësuar këtë një hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID19, Manastirliu bëri thirrje për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”, tha Ministrja Manastirliu.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021, sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.

Përdorimi i gjerë i plazmës konvaleshente në shumë vende të BE e SHBA në trajtimin e COVID-19, si edhe avantazhet e dhurimit me aferezë, nxorrën në pah nevojën për të pasur në dispozicion të Qendrës së Gjakut ndarësin qelizor, me qëllim mbledhjen e dedikuar dhe në sasi sa më të mëdha të plazmës konvaleshente nga dhurues (ish pacietë me COVID-19) me një titër të rëndësishëm antitrupash ndaj SARS-CoV2./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/324662778861680/

Të fundit

Arratisja e Daut Laze nga burgu, arrestohen tre punonjës për shpërdorim detyre

Pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhe, janë arrestuar tre punonjës të këtij institucioni. Sipas...

Si do të ndryshojë kodi elektoral për lehtësimin e votës së emigrantëve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi publikoi dje propozimet drejtuar partive politike për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës. Propozimet kanë të bëjnë me vendimin...

Dosja “Toyota Auris” në GJKKO, nis shqyrtimi në seancë paraprake

Sot GJKKO nis shqyrtimin në seancë paraprake të dosjes Toyota Auris. Të akuzuar për këtë dosje janë ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, ish...

Ministri Goxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, gjatë konferencës nndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, është shprehur se vendi ynë ndodhet në momentin më...

Hidhet shorti për gjyqin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Hidhet shorti për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Çështjen do e gjykojë gjyqtari Bib Ndreca. Të pandehur janë edhe zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV