Ponari realizon ëndrrën shqiptare të basketbollit, firmoset marrëveshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse u bë realitet, me firmosjen e marrëveshjes historike të Ligës Unike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Atë që nuk bëri dot politika ndër vite, arriti ta bëjë bashketbolli: bashkoi nën një çati dy shtetet shqipfolëse dhe bëri krenarë miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.
Marrëveshja u firmos nga Presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe asaj të Kosovës, Arben Fetahu.

Pjesëmarrës në këtë moment të veçantë ishin qveritarë dhe personalitete të sportit nga të dyja vendet.

Turgay Demirel, Presidenti i FIBA Europe, udhëtoi enkas për këtë event dhe ishte i pranishëm në Tiranë në ceremoninë e firmosjes së Ligës Unike.

Kjo iniciativë është artikuluar për herë të parë nga Avni Ponari, që në momentin që u zgjodh President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Pas shumë vitesh lobimi intensiv të Ponarit, dhe pasi u pranua edhe Federata e Kosovës në FIBA, ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës u bë realitet.

Në fjalën e ceremonisë, Ponari tha se Demirel e ka mbështetur që në momentin e parë që i ka shprehur dëshirën për këtë iniciativë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë...

“Jam i ëmbël, por ka momente që bëhem i hidhur”. Rama replikë me gazetarin

Kryeministri Edi Rama pati edhe një "debat" me gazetarin Mentor Kikia në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë...

Lapaj miting në Lezhë: Kanë 34 vite që ju kanë lënë pa ujë, pa fëmijët, pa ilaçe

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga Lezha, aty ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maji ironizoi partitë kundërshtare. Sipas Lapajt,...

Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin përmbyllës me qytetarët e Durrësit....

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin...

Lajme të tjera

Web TV