Foto të adhurueshme të miqësisë së re mes orangutangëve dhe shimpazeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kopsht zoologjik në Belgjikë ka ndarë disa foto mahnitëse të një miqësie të re midis një familje orangotangësh me miqtë e tyre të rinj. Kafshët jetojnë së bashku në kopshtin zoologjik “Pairi Daiza në Domaine du Cambron”.

Sipas zëdhënësit të kopshtit zoologjik Mathieu Goedefroy, ata “duhet të argëtohen, okupohen, sfidohen dhe mbahen të zënë mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht në çdo kohë”.

Si pjesë e programit, familja e gjitarëve të vegjël aziatikë u lejua të jetonte në lumin që përshkon rrethimin ku strehohet familja orangutan: babai 24-vjeçar Ujian, nëna 15-vjeçare Sari dhe Berani, djali i tyre tre vjeç.

“Lundërzat me të vërtetë kënaqen të dalin nga uji në ishullin orangutan për të shkuar dhe të luajnë me miqtë e tyre të mëdhenj”, tha Goedefroy, duke shtuar se Berani dhe Ujian kanë zhvilluar një lidhje veçanërisht të fortë me fqinjët e tyre.

“E bën jetën më argëtuese dhe interesante për të dy llojet e kafshëve, gjë që e bën atë një eksperiment shumë të suksesshëm”, tha ai.

Familja orangutane mbërriti në kopshtin zoologjik në 2017. Edhe dy orangutanë të tjerë jetojnë atje: Gempa, një mashkull dhe Sinta, një femër.

“Orangutagët kërkojnë shumë vëmendje për t’i mbajtur ato të okupuar”, tha Goedefroy ndërsa shtoi se, “Rojtarët tanë i argëtojnë ata gjatë gjithë ditës me lojëra mendore, enigma dhe gjëra të tjera për të trajnuar inteligjencën e tyre”.

Popullsitë orangutan janë të kërcënuar nga plantacionet e vajit të palmës në vendlindjen e tyre Borneo dhe Sumatra. Goedefroy i tha CNN se kopshti zoologjik ka mbledhur fonde për të mbjellë 11,000 pemë për të rikthyer një pyll në Borneo./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Të fundit

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës,...

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie. Bllokohen rrugë shtesë

Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në...

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues? Topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Mediat ukrainase dhe ruse raportuan se objekte të shndritshme u panë në qiellin mbi Kazakistan të enjten në mbrëmje dhe në kanalet ruse të...

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

Lajme të tjera

Web TV