Jim Carrey si Joe Biden/ Video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë prej kohësh, Jim Carrey vendosi t’i largohet aktrimit dhe filmave dhe të flasë për “gjetjen e vetvetes” në disa programe ku ai ka qenë i ftuar.

Në edicionin special të Saturday Night Live (SNL), Jim Carreydha lajmin që i gëzoi fansat e tij,  do t’i rikthehet aktrimit me një rol shumë interesant, atë të Joe Biden .

Aktori do të luajë ish-zëvëndës kryetarin demokrat të Shteteve të Bashkuara.

Programi do të rikthehet pikërisht në kohë për të tallur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Seritë do të shfaqen premierë me pesë episode rresht përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.

Carrey është një zgjedhje befausese për të luajtur Biden, duke marrë parasysh se ai nuk është pjesë e kastit dhe se ish-anëtari i kastit Jason Sudeikis është i njohur për rolin e Biden.

Sidoqoftë, “SNL” surprizon herë pas here me aktorë të jashtëm të ftuar. Këtu përfshihen Robert de Niro si Rober Mueller, Alec Baldwin në rolin e Donald Trump apo Bradd Pit në rolin e Dr. Anthoni Fauci.

“SNL” zakonisht tërheq më shumë vëmendje gjatë viteve të zgjedhjeve dhe përfshirja e Carrey në përzierje me Trump-in e Baldwin pritet të sigurojë momente të zhurmshme dhe shumë humor, ndërsa shfaqja krijon debat dhe lajme rreth zgjedhjeve.

“SNL” po planifikon të ketë “një audiencë të kufizuar në studio”, pasi ajo dëshiron që shfaqja të rikthehet përsëri para një publiku të drejtpërdrejtë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV