Vdekjet nga Covid-19 në vendin tonë, mjeku i njohur ngre disa dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka hedhur dyshime se Ministria e Shëndetësisë nuk po raporton korrekt shifrat e të vdekurve nga COVID në Shqipëri.

Dasho ka sjellë si shembull vdekjen e mjekut nga Kavaja Sefer Dervishi, rast që u publikua dje nga ministrja Manastirliu në Facebook, por sipas tij, nuk rezulton i përfshirë buletitin ditor të ministrisë së Shëndetësisë.

“Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga Covid ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin:

cili nga të ndjerët është doktor Seferi??!!

A janë duke u raportuar korrekt humbjet e jetës nga Covid në Shqipëri??!!”, shkruan ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV