Tirana, me sytë nga përkëdheljet e shortit, përvijohen kundërshtaret e mundshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardheblutë presin shortin e “play-off”-it të Ligës së Evropës duke shpresuar për një kundërshtar të kalueshëm. Ishte e pafat në atë humbje minimale në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve përballë Crvena Zvezdës, por fati më pas e përkëdheli, duke i kursyer përballjen e turit të tretë eliminator të Ligës së Evropës dhe e katapultuar direkt, së bashku me bullgarët e Ludogoretsit të Razgradit, drejt në vazot e shortit të fazës së “play-off”-it të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.
Dhe duket se fati mund ta përkëdhelë sërish Tiranën, pasi janë njohur pak a shumë edhe kundërshtaret e mundshme të asaj që është edhe pengesa e fundit drejt një pjesëmarrjeje në fazën e grupeve të Ligës së Evropës për bardheblutë. Në fakt, gjithçka do të finalizohet para shortit të së premtes pasdreke, por tani për tani dihet se 25-herë kampionia e Shqipërisë mund të ketë përballë kundërshtarë të përballueshëm.
Për një kapriço të shortit, Tirana rrezikon një “bis”, një tjetër përballje me Crvena Zvezdën, por këtë radhë në veprimtaritë e dytë të klubeve të kontinentit të vjetër. Një tjetër kundërshtar i mundshëm është edhe skuadra kroate e Dinamos së Zagrebit, ajo zvicerane e Jang Bojs, ajo azere e Karabagut apo ajo bjelloruse e Dinamo Brestit.
Ndonëse ende nuk janë formalizuar ende, një kundërshtare e mundshme e skuadrës shqiptare janë gjigandja skoceze, Sëlltiku, por edhe skuadra polake e Legias së Varshavës, apo ajo rumune e Klujzhit. Të 3 këto të fundit janë kundërshtare të vështira, por, me pak fat, Tirana mund të përballet edhe me një skuadrës si ajo bjelloruse e Dinamo Brestit, një ekip që po kalon një krizë financiare që ka ndikuar në ecurinë sportive të ekipit.

Të fundit

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Lajme të tjera

Web TV