Koalicionet/Opozita shpresë tek ODIHR-i, mazhoranca refuzon asistencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Gjoka

Opozita dhe mazhoranca shkojnë tërësisht të ndara sot në Këshillin Politik, ku pritet të diskutohet për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Opozita këmbëngul në asistencën e ODIHR-it, duke u bazuar te marrëveshja e 14 janarit, ndërsa mazhoranca e quan të panevojshme këtë kërkesë. Beteja bëhet për të mbrojtur formulën e vjetër të koalicioneve.

Kur kanë mbetur 8 muaj nga data e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mbledhja e sotme e Këshillit Politik do të diskutojë ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, të imponuara nga ndryshimet kushtetuese. Ndryshimi i formulës së koalicioneve parazgjedhore, që ka lidhje me këto ndryshime, po kundërshtohet fort nga opozita, e cila ka kërkuar ekspertizën e zyrës së posaçme të OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Kjo zyrë është shprehur e gatshme të ofrojë asistencën e saj ligjore për çdo çështje që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor, i cili u ndryshua duke u bazuar në shumë prej rekomandimeve të ODIHR-it. Por asisitenca e ODIHR-it nuk është pranuar nga mazhoranca, e cila e quan të panevojshme në këtë moment, duke krijuar kështu një ngërç të ri mes palëve dhe duke i ndarë edhe më shumë palët para mbledhjes.

Petrit Vasili, në një komunikim me gazetën “Fjala”, tha se opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm për të rakorduar qëndrimin për mbledhjen e së premtes. Por, ai theksoi se, opozita ka qenë koherente në qëndrimet e saj dhe nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. “Bazuar mbi marrëveshjen politike të 14 janarit, ne për çështje të tilla, kur nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it.” – shtoi Vasili.

Por, nga ana tjetër, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e ka quajtur të pakuptimtë këtë kërkesë të opozitës, duke theksuar se ODIHR-i nuk ka punë me sistemet zgjedhore ose me ndryshimet kushtetuese. Edhe pse nuk dihet se cili do të jetë rekomandimi i ODIHR-it për këtë rast, opozita shpreson se ekspertiza e huaj do t’u qëndrojë deklaratave të mëparshme për mosndryshim të rregullave të lojës pak kohë para zgjedhjeve.

Përplasja

Vetëm një ditë para mbledhjes së sotme, palët kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe mazhoranca ka lënë të kuptohet se mund të vijojë procedurat parlamentare të njënashme, për miratimin e ndryshimeve, nëse opozita refuzon të bashkëpunojë në tryezë. Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, tha dje në seancën pleanare se për këtë vendos Kuvendi, ndërkohë që Këshillit Politik i mbetet vetëm puna e reflektimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë Spiropali i bën thirrje opozitës, që deri nesër të sjellë propozimet në Këshillin Politik për pragun zgjedhor dhe afatet e listave të veçanta, por duke shtuar se ky nuk është një ultimatum. ”Për çfarë duhet Këshilli Politik më, kur opozita jashtëparlamentare e refuzon realitetin? Ne duhet të njohim legjitimitetin e Këshillit Politik, kurse Këshilli Politik nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit. Përfaqësuesit tanë të mbajnë qëndrim.

Në këtë fazë opozita vijoi këmbënguljen. Të presësh rezultatet e gabuara të çon vetëm në humbje. Sipas tyre, ruajtja e koalicioneve është zgjidhje. Insistuan PD- LSI se ndryshimet kushtetuese u kryen në shkelje të 14 janarit dhe 5 qershorit. Tani thonë që këto nuk i pengojnë koalicionet.”- u shpreh Spiropali.

Sipas saj, opozita nuk kupton që ndryshimet kushtetuese kanë kaluar në Parlament, janë në fuqi. “Puna e vetme që mund të bëjë Këshilli Politik është të reflektohen këto ndryshime në Kodin Zgjedhor. Kemi kërkuar që brenda të premtes të paraqesin propozimet për pragun zgjedhor, s’kanë ide për këtë. U kemi kërkuar të paraqesin listën unike, afatet, dhe si do të kryhet. Nuk e kuptoj pse vijojmë t’ua kërkojmë. E kanë refuzuar legjitimitetin.

Ne i bëjmë ende pyetjen; ç’do të thotë t’i drejtosh ODIHR-it kërkesën, ne s’kemi ende një draft.” – u shpreh Spiropali. Sipas saj, strategjia e opozitës është bllokuese, duke kërkuar që deri të premten të sjellin propozimet konkrete për kodin.

Strategjia e opozitës

Opozita e bashkuar po kërkon ta zgjasë debatin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi ajo ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese, të bëra nga mazhoranca, duke i cilësuar ato si një tentativë për të bllokuar koalicionin opozitar në zgjedhje. Ajo pretendon se ligjërisht nuk ka pse të ndryshojë formula e koalicioneve për këto zgjedhje dhe, në këtë pikë, kërkon mbështetjen e ODIHR-it si një arbitër i jashtëm, të cilin do ta pranonte edhe mazhoranca.

Lexo edhe :  Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Për sa i përket pikës tjetër që imponon Kushtetuta, për listat e hapura të kandidatëve, opozita nuk ka kundërshtime në parim. Sipas llogarive që besohet se bëhen në kampin e opozitës, nëse PD-ja dhe LSI-ja futen bashkë në një koalicion me listat e tyre shumemërore, ato arrijnë fitore në zgjedhje. Nga ana tjetër, PS-ja, e cila do të futet e vetme në zgjedhje, preferon që të mos ketë një koalicion përballë, ndaj beteja më e fortë është ajo ligjore, para se të dalin në betejën e vërtetë; atë elektorale.

“Opozita e bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it”, u shpreh Oerd Bylykbashi, si përfaqësues i PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik në 14 shtator.

Por kolegu i tij i PS-së, Damian Gjiknuri, kundërshtoi me argumentin se “zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet, që të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim”. Edhe presidenti Ilir Meta ka bërë apel për konsensus nga të gjitha palët për ndyshimet që do të bëhet në Kodin Zgjedhor dhe të pranohet ekspertiza e OSBE/ODIHR-it. Ndërkohë zyra e OSBE/ODIHR në Varshavë deklaron se e ka mbështetur Këshillin Politik dhe se do të vazhdojë ta bëjë diçka të tillë. Por, ky institucion sqaron se shpreson të marrë detaje nga këshilli, në mënyrë që të ofrojë ndihmë për këtë çështje.

 

KQZ-ja e re, në garë ish-ministra dhe ish-deputetë

Brenda pak ditësh pritet të ngrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni më i rëndësishëm për përgatitjen e procesit zgjedhor të 25 prillit. Me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dje emrat e komisionit të posaçëm dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

Nga grupi parlamentar i shumicës parlamentare caktohen Damian Gjiknuri, kryetar, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti anëtarë. Nga grupet parlamentare të pakicës parlamentare caktohen dy anëtarë, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku. Ndërsa nga opozita jashtëparlamentare mësohet se është emri i Oerd Bylykbashit. Ky votim shënon zyrtarisht dhe rikthimin e opozitës në Kuvend, nëpërmjet Bylykbashit, afro 2 vjet pasi e bojktoi atë.

Në listën e kandidatëve për KQZ-në e re vihen re shumë emra që vijnë nga bota e politikës, ish-ministra, ish-deputetë apo ish-funksionarë, si ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku apo ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu, ka dorëzuar dje dokumentet për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, një ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të aplikimeve.

Shehu, që ka qenë këshilltar i presidentit dhe ish-kandidat për Kontrollin e Lartë të Shtetit synon pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në listë është dhe emri i ish-deputetit socialist, Arben Isaraj, i cili ka aplikuar për të qenë pjesë e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Aplikante për anëtare të KQZ-së është dhe Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e PD-së, në 2017-n.

Në listë ka emra të tjerë që njihen si ekspertë ligjorë pranë njërës apo tjetrës parti politike. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri thirrje që anëtarët e rinj të KQZ-së të zgjidhen sa më parë të jetë e mundur. “Afati i vendosur 60 ditë, por 30 ditë nga dita e emërimit është një afat i mjaftueshëm, nuk ka pse ta ezaurojnë të gjithë këtë afat. Ta bëjnë procesin e përzgjedhjes dhe në seancën më të parë të Kuvendit të kemi mundësinë të zgjedhim edhe komisionerin, edhe anëtarët e dy institucioneve të tjera të KQZ-së, dhe të fillojë implementimi i parashikimeve në kod. Zbatimi i teknologjisë së identetitit të zgjedhësve është i rëndësishëm”, – tha ai./Jo.Be/Fjala.al

 

Kandidatët për KQZ-në

 

Komisioner:

1-Iris Ruçi

2-Halil Hyseni

3-Hysen Osmanaj

4-Lefterije Lleshi

5-Arben Xhiku

6-Haki Mustafa

7-Sali Shehu

Zv/Komisioner:

1-Hysen Osmanaj

2-Arben Xhiku

3-Haki Mustafa

Komision rregullator:

1-Iris Ruçi

2-Agim Paskali

3-Hysen Osmanaj

4-Lefterije Lleshi

5-Odeta Berberi

6-Arens Çela

7-Anjeza Dajzmaili

8-Spiro Maliqi

9-Naim Mecalla

10-Durim Grabova

11-Arben Xhiku

12-Haki Mustafa

13-Lindita Tako

KAS:

1-Agim Paskali

2-Hysen Osmanaj

3-Ledio Braho

4-Lefterije Lleshi

5-Arens Çela

6-Spiro Maliqi

7-Redinela Beqiraj

8-Durim Grabova

9-Farie Osmani

10-Theodhori Sallaku

11-Eldrina Karafili

12-Arben Isaraj

13-Lindita Tako

 

 

Të fundit

Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme...

Koncert bamirësie për viktimat e zjarrit në Los Anxhelos

Koncerti i parë i madh bamirësie për të ndihmuar viktimat e zjarreve të fundit u mbajt në Los Anxhelos dhe performuan Nirvana, Billie Eilish,...

Presidenti po jeton në 12 metra

Frrok Çupi Paska dhënë një intervistë nga qelia dhe duket se ka tronditur shumëkënd. Të mahnitur mbetën sidomos disa gazetarë të sapo ardhur në redaksi…,...

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për shtetësi kosovare, ndonëse...

Viruset e dimrit, si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Lajme të tjera

Web TV