Këshilli Politik/ Bylykbashi: Gati të vijmë sërish në mbledhje sot, nëse PS firmos për asistencën e OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas debateve për kërkesën e opozitës për ekspertizën e ODIHR mbi këshillin politik, përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri është larguar.

Së pari ishte opozita e bashkuar të cilët dolën nga mbledhja duke u shprehur se janë në pritje të përgjigjes së Gjiknurit lidhur me kërkesën e tyre për ODIHR.

Mbledhja vijon mes Hajdarit, Bylykbashit dhe Petrit Vasilit. Bylykbashi tha se Gjiknuri ka ende kohë të kthejë përgjigje për të kërkuar asistencë nga OSBE/ODIHR.

Nëse PS pranon, tha Bylykbashi opozita është e gatshme të mblidhet sërish sot, por që duhet firmosur nga palët një fletë ku kërkohet asistenca e ODIHR.

“Ne bëmë kërkesën zyrtare që përfaqësuesit e Partisë Socialistë të bien dakord për të dorëzuar kërkesë për të marrë asistencë nga OSBE/ODIHR në përputhshmëri me standardet për propozimet që bëjnë, ishim të gatshëm të vazhdonim mbledhjen për aq kohë sa PS të kërkonte, por e bojkotit.

Nëse reflekton mund të rikthemi po sot për të vijuar mbledhjen. Nëse po duhet nënshkruar një letër për asistencë të OSBE ODIHR, dhe nëse nuk pranon le ta sjellë më shkresë si refuzim zyrtar”, tha Bylykbashi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Olsi Bylyku nuk fshihet më, aktori publikon foto me të dashurën

Aktori Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Së...

Triumf zemre, Vllaznia shkëlqen në Durrës, mund Teutën

Vllaznia triumfon 1-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “ Niko Dovana”. Goli shumë i shpejt i shkodranëve me anë të Malës...

“Humbje parash dhe…” 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt

Tre shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt, sipas astrologëve. Gaforrja Gaforret mund të luftojnë me dëshirën e tyre për të kaluar kohë...

Hapen aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës, ja kriteret

Janë hapur aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të...

Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore

Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të...

Lajme të tjera

Web TV