Rritje pagash për personelin mjekësor/Manastirliu: Janë punësuar 600 mjekë dhe 2400 infermierë me transparencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ne 2 vitet e fundit janë punësuar me transparence 600 mjekë dhe 2400 infermierë.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se së shpejti do të ketë edhe një rritje rrogash për personelin mjeksor i cili do të bëhet realitet brenda një kohe të shkurtër.

Kjo deklaratë e ministers ka ardhur gjatë një inspektimi të punimeve në Qëndrën Shëndetësore të Rrogozhinës e shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali.

“Pavarësisht situatës së epidemisë në vend, që vijon të jetë një situatë serioze dhe për të cilën puna nuk ka ndalur për asnjë moment, puna nuk ka ndalur edhe për të vijuar investimet në shëndetësi, siç e kemi premtuar dhe po e bëjmë realitet për qytetarët. 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca rehabilituam në 2 vite vetëm në qarkun e Tiranës”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumenteve portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’ dhe ‘Mjekë për Shqipërinë’ ka vijuar pa u ndalur edhe fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokracisë dhe transparencës. “Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparencë në këto dy vite”,- tha Manastirliu. Qendra shëndetësore e Rrogozhinës, e cila ofron shërbim 24 orë, do t’i shërbejë me kushte dhe standarde bashkëkohore 14 mijë banorëve të kësaj zone. Vijon programi i 300 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit. /Ra.My.Fjala.al/m

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV