Qeveria jep dritën jeshile: Invalidët marrin pension edhe nëse punësohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Shqiptare ka dhënë dritën jeshile për propozimet e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore të cilët kanë paraqitur relacionin me ndërhyrjet e nevojshme në ligjin “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore dhe Sigurimi i Kujdesit Shëndetësor”, të vitit 2011.

Invalidët do të kenë mundësi të përfitojnë pensionin e pjesshëm të invaliditetit edhe nëse do të jenë të punësuar apo të vetëpunësuar. Qeveria i ka dhënë dritën jeshile Në relacionin e siguruar nga gazeta “Shqip”, e përcjellë nga ky institucion në Këshillin e Ministrave thuhet se “Në projektvendim është përcaktuar që të lejohet tërheqja e pensionit të pjesshëm të invaliditetit nga invalidët kur janë të punësuar ose të vetëpunësuar.

“Këta persona, kur punojnë si të punësuar apo të vetëpunësuar në sektorin privat e marrin pensionin mujor të caktuar pavarësisht nga shuma e të ardhurave mujore që realizojnë nga punësimi apo vetëpunësimi.

Ndërsa, kur invalidët e pjesshëm punojnë në sektorin publik ose jo publik shtetëror, ata do ta marrin pensionin e invaliditetit sipas përcaktimeve nga KMCAP, pra duke marrë një rrogë sipas punës me orar të reduktuar, ose kur për shkak të sëmundjes punësohen me orar të plotë në një punë të lehtë, që paguhet më pak”, thuhet në relacion.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i...

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Rrokaqielli i përdredhur’, që kushtoi 1 mld dollarë por mbeti thuajse bosh

Në Dubai ndodhen plot 27 rrokaqiej që ofrojnë çdo lloj luksi dhe rehatie. Burj Khalifa, 829 metra, është ndërtesa më e lartë në botë...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Raketa më e madhe e Space X përgatitet për nisje në hapësirë

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i SpaceX, ka folur së fundmi për planet e tij ambicioze në lidhje me raketën Starship dhe qëllimin...

Lajme të tjera

Web TV