Komisioni Evropian: Përgjigjet e testit të CO*VID-19, jo më vonë se 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i BE-së ka deklaruar ditën e sotme se rezulatet e testeve të Covid-19 nuk duhet të dalin më vonë se 24 orë nga momenti i kryerjes së testit me qëllim gjurmimin e të gjitha kontakteve.

“Testimi i tërë rasteve në të gjithë popullatën me simptoma të përputhshme me COVID-19, duke përfshirë ato të lehta, duhet të jetë përparësi”, tha KE në udhëzimet e botuara.

“Për ta arritur këtë, popullata duhet të ketë qasje të lehtë në testim dhe të inkurajohet të kërkojë testim menjëherë kur shfaqen simptoma të përputhshme me COVID-19”, vazhdoi KE.

Rekomandimet e KE-së përkojnë kryesisht me ato të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Parlamenti Europian, në përputhje me KE, miratoi të enjten një rezolutë, sipas së cilës rezultatet e testit të koronavirusit duhet të njihen reciprokisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se duhet të krijohet kapacitet i mjaftueshëm për testim. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Lajme të tjera

Web TV