Një koment për ata ‘të marrë’ që sulmojnë Kadarenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sadik Bejko

Profesori i njohur Sadik Bejko ka reaguar për komentet që janë bërë në drejtim të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bejko shkruan se figura e Kadaresë nuk mund të përbaltet dot.

Figura si Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti A. Gjekmarkaj dhe Alda Bardhuli të cilët ishin të ftuar në një emision televiziv kanë bërë komente jo fort pozitive ndaj një figure të shquar si Kadare. Kjo gjë e ka ngacmuar Bejkon që të reagojë dhe ndër të tjera ai shkruan:

“M’u dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë…m’u dhimbs kjo gjëja, çorba, apo tallavaja televizive që u serviret shqiptarëve.
Për të mos thënë paçavurja televizive.
Ka dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë.
Kur them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e manipulime do të vërshojnë nga ekrani dhe do të ndotin audiencën.
Kjo është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere kombëtare.
Ata janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime kompetente çdo ditë e për çdo gjë, dhe, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi profesionale, të flasin për një shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës të shpallur të Kadaresë.
Një argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi propagandës së Hoxhës. Ai ngulmon se Kadareja ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar.
Shumë e thjeshtë. Po e zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska mashtruar, manipuluar. Vetëm se ai është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë botën e paska manipuluar?
Ai ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e Evropës i ka mashtruar Kadareja?
Libri i tij “Kamarja e tradhtarit”, botuar para 40 vjetësh në Shqipëri, tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeka veprat që i kanë shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Tani më thoni, a janë në vete shqiptarët që lejojnë të tilla turpe, sjellje kaq të pacipa në TV-të e tyre?”, shkruan ai.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV