Avokat Enea Cenko: Të rriten vitet e dënimit  për personat që kryejnë veprime të turpshme me të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Enea Cenko, në një intervistë për gazetën “Fjala”, thotë se vitet e fundit ka një trend në rritje të abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Ndërsa për sa i përket Kodit Penal, ai shton se duhet të ndërhyhet për të rritur vitet e dënimit për personat e shpallur fajtorë për kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj të miturve.

Duke parë se në vitet e fundit rastet e abuzimeve me të mitur sa vijnë e rriten, a mendoni se duhet të bëhen ndryshime në ligj, kjo pasi vepra penale e kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitur, dënohet me 3 deri në 7 vite burg. A duhen bërë ndryshime në Kodin Penal, duke e ashpërsuar dënimin?

Është shumë e rëndësishme të përmendet fakti që kjo vepër penale është në rritje. Dua të theksoj që fillimisht prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në raport me fëmijët, të jenë kërkues pa i cenuar anën psikologjike dhe etikën e familjes, pa prekur të drejtat e tyre. Ndërsa për sa i përket Kodit Penal, duhet të theksoj që kjo vepër penale duhet të ketë rritje në dënimin e saj, por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm në kryerjen e aktekspertimit, ku ekspertiza duhet të jetë shumë e saktë, pasi është ajo që e cilëson si vepër penale apo jo, dhe e finalizon hetimin. Gjithashtu, dua të shtoj që duhet të rishikohet Kodi Penal për këto vepra, në veçanti për të miturit, ku vitet e fundit kemi pasur goxha raste në rritje.

 Sipas jush, personat e dënuar për veprime të turpshme me të miturit, a rehabilitohen pas vuajtjes së dënimit, a trajtohen në burgje me psikologë këta individë, pasi nuk kanë munguar rastet që, edhe pse janë dënuar, ata e kanë kryer sërish këtë vepër penale?

Në dijeninë time ka persona të cilët janë rehabilutuar. Disa prej të dënuarve trajtohen me psikologë, si në paraburgim, ashtu edhe në burgje. Por, përveç psikologëve të akuzuarit apo të dënuarit për këto vepra penale, janë edhe shoqata të ndryshme apo institucione fetare që bashkëbisedojnë në mënyrë të vazhdueshme me këta persona, si brenda, ashtu edhe jashtë burgjeve. Dua të shtoj se këta persona, përveç trajtimeve që marrin, duhet të jenë edhe vetë të vendosur për të mos kryer më vepra të ngjashme me të mitur, dhe për këtë ata duhet të kërkojnë vetë ndihmën e psikologut. Madje, duhet të jenë edhe familjarët që këta persona t’i dërgojnë në qendrat spitalore, pasi ata mond të jenë me probleme mendore, hormonale apo siç i quajmë ndryshe maniakë etj.

Lexo edhe :  “Më ka denoncuar këneta”/Rama-Berishës: Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë

Çfarë masash duhet të marrin autoritetet ligjzbatuese, për mbrojtjen e fëmijëve, kur ne e dimë që prokurororitë dhe gjykatat ende nuk kanë një seksion të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve, edhe në polici ku ka një seksion të tillë mungojnë burimet njerëzore, pasi në rrethe ato përbëhen nga një efektiv, ndërsa në kryeqytet nga 2 të tillë?

Në Prokurorinë e Tiranës është seksioni i prokurorëve që merren vetëm me veprat penale, ku viktima janë të miturit. Çdo çështje që ka të bëjë me abuzimin e të miturve, shqyrtohet dhe hetohet nga prokurorë që janë të specializuar për këto raste. Ndërsa në komisariate për çdo ngjarje me të mitur është një psikolog, ku askush nuk mund të japë qoftë edhe një deklarim të thjeshtë, pa praninë e tij. Personalisht, mendoj që edhe mediat duhet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për parandalimin e këtyre veprave penale. Ndërsa shteti duhet të organizojë sa më shumë konferenca e seminare, brenda dhe jashtë vendit, për veprat penale me të mitur. Shkollat dhe institucionet shtetërore duhet të bëjnë sa më shpesh takime me psikologun, dhe në rast se një i mitur ka përjetuar një abuzim seksual, psikologu me mënyrat e veta të vërtetojë rastin, dhe së bashku me prindërit t’i drejtohen menjëherë policisë, për të depozituar kallëzim për rastin. Mesazhi që unë kam si avokat është që prindërit duhet të bashkëbisedojnë sa më shumë me fëmijët e tyre. Bashkëbisedimi të jetë i qetë dhe pa e ngritur tonin e zërit, pasi në këtë mënyrë fëmija do të frikësohet dhe nuk do të tregojë. Të gjithë ne si shoqëri duhet t’i parandalojmë sa më parë veprat penale me të miturit. Çdo qytetar që mëson apo ka dijeni për një abuzim me të miturit, duhet të bëjë menjëherë kallëzim në prokurori apo polici për personat përkatës, pasi nëse kjo nuk ndodh, viktima e radhës mund të jetë fëmija i tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Zbulohet detyra e re që i është caktuar ish-ambasadores Yuri Kim në administratën e Trump

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e mbylli mandatin në vendin tonë në vitin 2023, si zëvendës-ndihmës sekretarja kryesore e shtetit...

Lajme të tjera

Web TV