Izraeli gati për izolimin e dytë ndëkombëtar në fillimin e Vitit të Ri hebre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë.

Vetëm në javën e kaluar, rastet e reja kanë arritur nivelet më të larta ditore, prej më shumë se 5.000 të infektuar dhe udhëheqësit e vendit kanë kërkuar falje për dështimin e tyre për të frenuar pandeminë.

Vitin e Ri Hebre është shënuar tradicionalisht në mkohën kur  takimet e mëdha familjare janë në kulmin e tyre.

Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime, dhe numri i njerëzve të lejuar në sinagoga është ulur shumë.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, deri më tani në Izrael janë shënuar 1.169 vdekje dhe gati 177.000 të infektuar, , me seli në SHBA.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të vendosë kufizime edhe më të ashpra.

Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Festimet nisën më 18 shtator. Kjo është një festë e krijimit të botës dhe shënon një fillim të ri. Këto dy ditë, njerëzit reflektojnë mbi vitin e kaluar dhe kërkojnë falje.

Hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta.​ Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130 persona në Siçili

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në...

Rama shkon në eventin e Tiranës/ Kryeministri mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën e sotme, kryeministri mbajti dy...

Pa treg dhe pa çmim, prodhimi i mbarë bujqësor që derdhet në kanale

Fermerë që nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë. Produkte bujqësore që jo vetëm nuk shiten, por në mënyrë dëshpëruese derdhen buzë kanaleve dhe...

Tifozët e Man. Cityt prezantojnë koreografinë “anti-Vinicius”: Të doli shpirti duke qarë

Real Madrid do të luajë sot në transfertën e Manchester Cityt. Takimi që nis në orën 21:00 ka vlerë për fazën “play-off” të Ligës...

Kryebashkiaku Erion Veliaj i delegon firmën Anuela Ristanit

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e...

Lajme të tjera

Web TV