Ngjarja e mbrëmshme e cila ka tronditur banorët e fshatit Zhupan në Fier, ku një i ri tentoi ti japë fund jetës me automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, duket se ka marrë fund.
Pas 5 orësh negociata me forcat RENEA dhe policinë duket se i riu është dorëzuar duke mos kryer aktin e paralajmëruar që prej orës 10:20 të mbrëmjes së djeshme.
Fier/Informacion
Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.
31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore. /Ra.My.Fjala.al/