Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin në Durrës, vihet në pranga i riu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vënë në prangat e policisë 26-vjeçari Arbër Kotë i cili akuzohet si i dyshuar kryesor për vrasjen e Idajet Dullës në Durrës.

Kote, banues në Durrës u arrestua në flagrancë. Sipas burimeve Kote u konfliktua me Dullën për motive banale./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi:

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

Të fundit

Nëse Tramp do t’i bëjë ato që thotë… Bota nuk do të jetë më kjo që është!

Nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjeshtë njeriu që drejton vendin më të fuqishëm në Botë. Por, është ai...

Eurodeputetët sot: “Ta bëjmë Europën të madhe sërish”

Monada Mehmetaj, Strasburg Ne ftesat per 20 janarin Tramp eshte treguar selektiv, por njekohesisht nuk ka patur nje ftese per Presidenten e Komisionit Europian Ursula...

Tragjedia me 66 viktima/ Begaj: Shqipëria krah popullit turk në këtë kohë të vështirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë. Kreu i Shtetit i...

A po i adreson sistemi i sigurimeve dëmet pezull?

Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në...

Melania vendosi kapele në inaugurimin e Trump/ Stilistja: Ka dashur të tregojë autoritet

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, një vëmendje të madhe tërhoqi dhe zonja e parë Melania Trump. Veshja e saj me kapele...

Lajme të tjera

Web TV