Moto GP, Maverik Vinjales triumfon në garën e 7-të, i gjithë podiumi foli spanjisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet fituesi i 6-të i ndryshëm në këtë sezon, i gjithë podiumi foli spanjisht. Në një garë që ka dhuruar emocione nga fillimi deri në fund, Maverik Vinjales ka triumfuar në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Emilja-Romanjës në Moto GP, që u zhvillua të dielën dhe, sikundër të gjitha garat e e këtij sezoni u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Maverik Vinjales korri fitoren e parë në këtë sezon të nivelit më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit, Moto GP, pasi një rrëzim në fund i kryesuesit për shumë xhiro, Françesko Banjajës, i dhuroi pilotit të “Jamaha”-s zyrtare kreu e podiumit në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës.

Vinjales vuajti duke u nisur nga vendi i parë në garën e parë që u mbajt po në pistën e Mizanos fundjavën e shkuar, për shkak të zgjedhjes së gabuar të gomave, por një ndryshim në përgatitjet e garës së të dielës nënkuptoi se ai ishte shumë më i fortë që nga nisja. Ai mori kryesimin në nisje, teksa parakaloi në kthesën nr. 4 Xhek Millerin, i cili nga ana a e tij u dorëzua në xhiron e 8-të pas një problemi në motor.

Piloti tjetër i “Dukati”-t klient të “Pramak”-ut, e parakaloi spanjollin e “Jamaha”-s po në kthesën nr. 4 në xhiron 6-të, duke vijuar ta thellojë kryesimin, teksa prapa tij u rrëzuan me radhë Brad Binderi, Valentino Rosi e të tjerë.

Por teksa Banjaja shkoi deri në 1.4-1.6 sekondë kryesim kundrejt Vinjalesit, Pol Espargaro dhe Fabio Quartararo bënë një sulm të ashpër për të arritur podiumin. Por kthesa e 6-të e xhiros së 21-të do të rezultonte fatale për italianin e “Dukati Pramak”-ut, i cili u rrëzua, duke ia dorëzuar kështu kryesimin Vinjalesit, i cili nuk e lëshoi më, duke u bërë fituesi i 6-të i ndryshëm në këto 7 gara të këtij sezoni dhe duke u rikthyer në garën për titull.

Lexo edhe :  Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Beteja për vendin ishte e ethshme, por ishte piloti i “Suzuki”-t, Joan Mir, ai që e fitoi atë, edhe pse e nisi garën nga vendi i 11-të, ndërsa vendin e 3-të në garë e mori Fabio Kuartararo, i cili u detyrua t’ia linte shkallën më të ulët të podiumit Pol Espargarosë, sepse francezi i “Jamaha”-s kliente të “Petronas”-it shkeli më shumë se ç’lejohej kufizimet e pistës dhe nuk respektoi kryerjen e ndëshkimit. Përfundimisht, i gjithë podiumi i garës italiane foli spanjisht.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet...

3 Korrik 1962: Lindja e Tom Cruise, një yll i kinemasë botërore

Më 3 korrik 1962, në Syracuse të Nju Jorkut, lindi Thomas Cruise Mapother IV, i njohur botërisht si Tom Cruise – një nga aktorët...

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) “Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën...

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën...

Debat i ashpër në parlament! Noka: Mamica e Kuvendit. Spiropali: Kujdes me fjalët

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës...

Lajme të tjera

Web TV