Çiklizëm, slloveni Tadej Pogaraç fiton Turin e Francës 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Slloveni fiton duelin me bashkëatdhetarin e tij, Primozh Rogliç, gara uli siparin të dielën në Paris. Slloveni Tadej Pogaraç është kurorëzuar fitues i këtij edicioni të veçantë të garës më të vjetër çiklistike në botë, Turit të Francës, që ka ulur të dielën siparin e këtij edicioni në Paris.

Supozohej të ishte dita e madhe e Primozh Rogliçit, por edhe ai vetë nuk kishte fjalë për të shpjeguar se çfarë i ndodhi të shtunën në etapën e kronometrit, teksa ai ia dorëzoi kryesimin e renditjes së përgjithshme, e bashkë me të, edhe fitoren e Turit të Francës, bashkatdhetarit të tij slloven, Tadej Pogaçarit.

30-vjeçari Rogliç ishte favoriti kryesor për trofeun e çmuar në prag të etapës së parafundit, asaj 36.2-km me kronometër, midis Lurës dhe La Planche des Belles Filles, po asgjë nuk shkoi sipas planit. Ai e nisi ditën me një epërsi prej 57-sekondash në renditjen e përgjithshme, por humbi shumë kohë kundrejt Pogaçarit dhe sidomos në ngjitjen 5.9-km me pjerrësi 8.5%. Dhe ishte bashkatdhetari i tij ai që korri një fitore historike në këtë etapë kronometrimi, duke e lënë prapa Rogliçin plot 59 sekonda, në prag të etapës së fundit, asaj që u mbajt të dielën.

Dhe që finishin e kishte në “Shomps Elize”, e cila sidoqoftë ishte një etapër simbolike dhe ku luftohet vetëm për sprintin e fundit. Humbja dramatike e Rogliçit solli në kujtesë atë të francezit Loron Finjon, i cili e humbi kurorën e Turit të Francës kundrejt amerikanit, Greg LëMond për vetëm 8 sekonda në 1989-ën, pasi e nisi etapën e kronometrit me një epërsi prej 50 sekondash.

Ndërkaq, etapa e 21-të dhe e fundit e këtij edicioni të Turit të Francës, të shtyrë për disa muaj për shkak të epidemisë së virusit korona, u fitua nga Sem Benet.
Ai mbërriti i pari në finishin e kryeqytetit francez, Paris, duke lënë prapa Mads Pedersenin, ndërsa podiumin e plotësoi sllovaku Peter Sagan.

Lexo edhe :  Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Pesëshen e të parëve e plotësoi Kristofi dhe Viviani, ndërsa Kaleb Evani, u detyrua të kënaqej me vendin e 7-të, pas Vout van Aertit. Kësisoj, Pogaraç është kurorëzuar fitues i këtij edicioni të veçantë të garës më të vjetër çiklistike në botë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV