Porositësi i vrasjeve në Elbasan para Gjykatës, Erion Alibej lihet në ‘arrest me burg pa afat’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në arrest me burg pa afat.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Provat që implikojnë organizatorin

Prokuroria e Elbasanit, ka siguruar prova të shumta për Erjon Alibejin, të cilat implikojnë 34-vjeçarin, si “koka” e ekzekutimeve të ndodhura muajit e fundit në Elbasan. Përveç dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Euglen Halili, një tjetër provë e rëndësishme që janë në dorën e prokurorisë janë edhe tabulate telefonike dhe mesazhe që ka komunikuar

Një sërë tabulatesh telefonike dhe biseda të regjistruara me individ të ndryshëm disa të identifikuar, e disa jo prej hetuesve si dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë Euglen Halilit, janë provat më të forta të Prokurorisë së Elbasanit për Erion Alibejn, i cili akuzohet si organizator i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt disa javë më parë.

Burime thanë për “TV Fjala” se nga bisedat e interceptuara kanë rezultuar të dhëna dhe fakte që inkriminojnë Alibejn në vrasjen e dy personave, ndërsa dyshimet për 34 vjeçarin janë ngritur që dy muaj më parë.

Të njëjtat burime thanë se ka indicie shumë të forta që Alibej mund të jetë personi që ka porositur edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë provë që e lidh dhe hetimet në këtë drejtim vazhdojnë.

Lexo edhe :  Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Indiciet thanë burimet, kanë të bëjnë me faktin se Talo Çela dyshohet dhe ka qenë i skeduar nga hetuesit si një prej autorëve të atentatit të trefishtë ne Bradashesh në dhjetor të 2018 ku mbetën të vrarë dy njerëzit më të afërt të 34-vjeçarit, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri.

Megjithatë implikimi i Talo Çelës në këtë vrasje mbeti në kuadër të dyshimeve pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të ngritur ndaj tij një akuzë. Sipas hetuesve, hakmarrja është motivi kryesor i ngjarjeve kriminale si dhe prishja e balancave në trafikimin e lëndëve narkotike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Lajme të tjera

Web TV