Richard Grenell me zyrtarë të lartë amerikanë vizitojnë Kosovën e Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë të lartë të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të SHBA-së synon jetësimin e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

I ngarkuari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i shoqëruar nga 10 zyrtarë të lartë amerikanë të hënën në mbrëmje qëndron në Kosovë për të filluar siç thuhet “jetësimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi”, e nënshkruar më 04.09 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Delegacioni i lartë i SHBA-së, deri më 25 shtator udhëton edhe në Beograd, Athinë dhe Izrael, ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë. Ky delegacion kryesohet nga Adam Boehler, drejtor ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Pjesë e delegacionit është edhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit, të cilët do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës dhe udhëheqës të sektorit privat.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Financiar, njofton se do të hapë zyrën e saj të parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”. “Çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal si dhe në Lindje të Mesme”, thuhet në një njoftim të DFC-së. Gjatë javës kjo korporatë dhe Banka për Eksport-Import, nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, Nishë-Merdare, Kosovë-Serbi.

Përparësi zbatimi i marrëveshjes

Lexo edhe :  83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë

I ngarkuari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shkroi në twitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është përparësi e administratës Trump”. Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë ndodh vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpine e Bardhë në Uashington, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dakordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.

Në këto investime të premtuara Adam Boehler, drejtori ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), kishte përmendur me theks të veçantë “autostradën e paqes”, duke thënë se “Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Kjo autostradë po ashtu, do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Adam Boelher. Nga Prishtina, delegacioni amerikan pritet të udhëtojë në Beograd./DW

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV