Tafaj: Inspektoriati shëndetësor nuk ka certifikuar asnjë shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myqerem Tafaj deklaron se nisja e vitit mësimor në kushtet  e përballimit të pandemisë  nuk është normal. Nuk ka  kushte higjeno-sanitare të mjaftueshme  dhe nuk ka kushte normale. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Tafaj tha se këtu nis problemi dhe me inspektoratin  shëndetësor që sipas tij nuk ka bërë asnjë certifikim  se cila shkollë i ka kushtet dhe cila jo.

 -Përgatitja e shkollës është sigurisht detyrë e këtyre instancave, por në fund të fundit kush duhet t’i certifikojë? A është shkolla vërtet gati? A i plotëson kushtet? Edhe këto kushtet higjieno-sanitare dhe masat anti-Covid etj? Kush e certifikon këtë? Ka një inspektoriat në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ky inspektoriat nuk e merr përgjegjësinë të thotë: Po, shkolla është e gatshme, dhe të thotë : Jo, kjo shkollë nuk është, atëherë kjo do ishte një gënjeshtër e madhe.

-Sot ne nuk kemi certifikim të inspektoriatit për shkollat?

-Unë nuk kam dëgjuar që të dalë inspektoriati dhe të thotë kjo shkollë, kjo shkollë, kjo shkollë i plotëson kushtet.  Keni dëgjuar ju?

-Jo.

-Atëherë nuk janë certifikuar./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Cilat janë ndërprerjet më të bujshme të energjisë elektrike në botë?

Shkaqet që çuan në ndërprerjen e energjisë elektrike të 28 prillit 2025 në Portugali, Spanjë dhe Francë nuk janë identifikuar ende,...

Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet)

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në...

Superkompjuteri tregon fituesin e Champions League

Pas përfundimit të Kupës së Mbretit, ku Barcelona triumfoi ndaj Real Madridit në shtesë, vëmendja tani është zhvendosur tek Champions League. Gjysmëfinalet luhen këtë javë...

“2024 vit i vështirë”/ Olsian Çela raporton në KLP: Fluks çështjesh dhe pak prokurorë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024. Ai u shpreh...

Naomi Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”

Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së modës, “Met Gala” të këtij...

Lajme të tjera

Web TV