“Ta shpif që do perfeksionin dhe me këmbë të thyer”, Enca ka një mesazh të rëndësishëm për ndjekësen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka treguar ditën e djeshme incidentin që i ka ndodhur. Ajo ka thyer këmbën dhe më pas i është nënshtruar dhe një operacioni të vështirë.

Megjithatë, ajo kishte arritur t’i mblidhte forcat e të dilte përpara fansave të saj, për t’i dhënë kurajo pas gjithë kësaj që i ndodhi.

Të shumtë janë personazhet VIP e fansat që kanë mbështetur publikisht këngëtaren, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për motivim, ashtu siç po përpiqet të japë edhe vetë.

Mirëpo, një ndjekëse është bezdisur nga fakti që Enca kërkon të duket perfekte edhe me këmbë të thyer, ndaj nuk ia ka kursyer një koment.

“Ty te shkuara o enc, por ma shpif fakti qe doni te arrini dhe “perfeksionin” dhe me kembe te thyer. Domethene dhe qerpiku eshte lepire aq mire. Come on giiiiiirl cfare tregon ti me kete, qe kofsha jote ska pike celuliti dhe qe syte e tu skane rrathe te zinj edhe pse semure?!
Pse guxojme ti afrohemi aq shume alieneve qe jane njesoj dhe mos ti pershtatemi emocioneve. Nuk jam kundra faktit “kujdesi per veten” ama ajo cfare influenconi eshte tmerruese, nderkohe realiteti eshte zhgjenjyes.”

Këtij komenti, Enca nuk vonoi t’i kthejë një përgjigje, duke i dhënë në fakt një mesazh të mirë jo vetëm ndjekëses por edhe të tjerëve që duan ta shohin keq dhe duke vuajtur.

“Ne fakt floket i kam top dhe te pakrehura, kam veshur corapet e spitalit, dhe skam pike grimi ne fytyre…ndaj po e marr si kompliment! Mund edhe te kisha postuar kemben e kthyer mbrapsht nga thyerja, ose fotot e grafive, ose foto duke vuajtur nga spitali, por qellimi i ketij posti eshte te motivoj duke shperndare pozitivitet , dhe jo te viktimizohem per simpatine e njerezve ”- është përgjigjia e këngëtares.

Lexo edhe :  Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

“Ndonjëherë vërtet mendoj se disa duan thjesht të të shohin keq dhe duke vuajtur. Sa gjynah”- janë fjalët me të cilat Enca shoqëron komentet.

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

Lajme të tjera

Web TV