Reina sfidon Thomas Strakoshën/ Cili do të jetë portieri titullar i Lazio?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përvojë në nivele të larta, njohuri mbi futbollin italian dhe europian, aftësi për ta bërë më solide dhomën e zhveshjes. Lazio u mbështet te Pepe Reina, i cili arriti te bardhekaltrit javët e fundit, për të forcuar “klasën” e portierëve nga pikëpamja cilësore.

Spanjolli, i cili mbushi 38 vjeç në fund të gushtit, do të ndajë dhomën e zhveshjes me “pronarin” Thomas Strakosha.

Në sezonin e fundit, Reina u nda në mënyrë të barabartë midis Milanit dhe Aston Villa, ku luajti në huazim në gjashtë muajt e fundit.

Një ndeshje në Serie A me kuqezinjtë, 12 në skuadrën angleze, e cili fitoi në mënyrë të papritur qëndrimin në Premier League pikërisht javën e fundit të kampionatit atje.

Nga ana tjetër, Strakosha luajti të gjitha minutat e të gjitha javëve të kampionatit. Pra, që në fushë 38 herë nga 38 ndeshje të kampionatit, duke e ndihmuar Lazio të kthehej në Champions.

Natyrshëm, në kampin bardhekaltër ka lindur pyetja: Cili do të jetë portieri titullar i Lazio? Nëse skuadra fituese nuk ndryshon, së pari Simone Inzaghi do të konfirmojë portierin shqiptar.

Strakosha, në fakt ka dhënë garanci të bollshme gjatë sezoneve të kaluara te Lazio dhe, për këtë arsye, e fillon sezonin me petkun e “pronarit”. Reina, në këtë moment, vjen nga rreshti i dytë.

Hierarkitë natyrshëm që mund të ndryshojnë gjatë sezonit, edhe nëse në këtë moment skenari më i kuptueshëm e sheh Strakoshën titullar dhe spanjollin rezervë të tij.

Me mundësinë e marrjes së një fanelle startuesi nga Inzaghi në rast dëmtimi ose mjegullimi të kolegut, Reina llogarit të luajë në Kupën e Italisë.

Vështirë për të hipotezuar një ngjitje të shpejtë të spanjollit ose një rrotacion, siç i ndodhi te Napoli me Ospina dhe Meret.

Lexo edhe :  Erë” ndryshimi te Anglia, Tuchel nis punën, do debutojë ndaj Shqipërisë

Sidoqoftë, përgatitjet e verës panë Strakoshën dhe Reina të alternoheshin gjatë miqësoreve të organizuara kundër ekipeve të një kategorie më të ulët.

Kundër Triestinës, për shembull, ishte radha e shqiptarit për të startuar, ndërsa spanjolli u hodh në fushë nga minuta e parë kundër Padova dhe Vicenza./ Tema

 

Të fundit

Meloni për ‘Corriere’: Marrëveshja me Shqipërinë, model për BE! Unë dhe Elon Musk…

Ajo u duk “e brishtë”, por e vendosur për të sfiduar pritshmëritë. Më 22 tetor 2022, Giorgia Meloni kërkoi...

Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj....

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV