Shtyhet për 13:00 seanca për Fjolla Morinën! Kërkohet ‘arrest shtëpie’ dhe 5 mln lekë garanci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjolla Morina do të dalë sot para Gjykatës në Kukës pasi u kap me pistoletë në Audi Q7 bashkë me dy të tjerë.

Morinës iu kapën në Pikën Kufitare armë zjarri pistoletë, si dhe një pistoletë çakmak por dhe 23 fishekë luftarakë.

Po ashtu në Kukës u zbulua se ajo është shtatzënë teksa sot në 13:00 do të mësojë mbi verdiktin e Gjykatës.

Prokuroria vë në dyshim faktin se ajo është shtatzënë, pasi sipas saj një eko s’mund ta vërtetojë këtë gjë. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.

Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.

Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do dëbohet Elon Musk? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e...

Zbulohet shifra, sa lekë u dha FSHF klubeve për lojtarët e rinj?

Për të tretin vit radhazi, Federata Shqiptare e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen...

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja si devijohet lëvizja nga 1 korriku

Bulevardi “Epidamn” apo Rruga Tregtare siç e njohin durrsakët do të kthehet në pedonale duke nisur nga pasditja e kësaj të marte.  Nga ora...

Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi dyshohet se ndezi në mënyrë të përsëritur një grumbull mbetjesh urbane duke ndotur...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka kuptim. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV