Video/ Shqiptarët në Greqi radhë për dokumentat në ambasadë, mungon distanca sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada shqiptare në Athinë është përfshirë shpesh herë në skandale dhe kjo ka qenë ndër arsyet e ndërrimit të gjithë personelit në këtë ambasadë.

Në një video të mbërritur në redaksinë e “Fjala.al” vërehet një numër i lartë qytetarësh shqiptarë që presin të marrin shërbime në ambasadën shqiptare.

Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, ambasada shqiptare në Athinë nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar krijimin e radhëve të gjata të qytetarëve që kërkojnë shërbime, ku vihet re se nuk respektohet as distanca fizike dhe as organizimi.

Me situatën aktuale na njeh Shpëtim Zinxhiria i cili teksa poston në rrjetin e tij social foto ku shfaqen grumbuj njerëzish e shoqëron edhe me një mbishkrim.

“Sot në ambasadë ora 12. Pa distancë sociale, pa organizim dhe pse e paguajmë atë të shkretë pasaportë 6-7 herë më shtrenjtë se vendet e Evropës.

Nëse ka ndokush ndonjë dyshim le ta përgënjeshtroj këtë korrupsion. Të falenderojmë kompaninë franceze për këtë gjendje, për çmimet tratosferë të pasaportave.

E falenderojmë që punonjësit e saj punojnë në të zezë. Punojnë pa sigurime shoqërore në një godinë përfaqësie. Turp për atë shtet indiferent”, shkruan Zinxhiria.

Qytetarët shpesh janë ankuar se nuk marrin shërbimet e kërkuara dhe se procedurat janë të stërzgjatura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk ka akuzë për korrupsion”, Frrok Çupi për burgosjen e Veliajt: Akt inatçor!

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se burgosja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është një akt inatçor. Ai theksoi...

Pensionet kundrejt të ardhurave: Shqiptarët më të varfrit në Europë

Pensionet në Bashkimin Europian arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna në fund të karrierës. Në shumë vende europiane, ky...

Kanellë me dioksid squfuri në Shqipëri/ BE jep alarmin: Është e rrezikshme

Në vendin tonë është tregtuar kanell me të dioksidit të squfurit. Disa nga problemet shëndetësore që mund të shkaktojë dioksidi i squfurit janë: – Irritim të...

Berisha thirrje Ramës: Mos guxo të bësh protestë tjetër se do kundërpërgjigjemi

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e dy ditëve më parë para SPAK dhe GJKKO në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Gjithçka që çdo shenjë horoskopi dëshiron për Shën Valentin 2025

Dashi: Një takim plot aksion, ndoshta duke bërë skydiving ose duke drejtuar një makinë me shpejtësi – asgjë më romantike sesa t’i bësh zemrën...

Lajme të tjera

Web TV