Mbyllet pa dakordësi mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita po minon procesin, sillni draft konkret!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur për mediat pas mbledhjes së ditës së sotme se opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në letër.

Gjiknuri u shpreh që Kushteta ka ndryshuar dhe nuk mund të humbite më kohë. Në fjalën e tij deputeti i PS deklaroi që opozitës i është lënë kohë të shkruajnë draftet  por jo tentative si këto të fundit që shërbejnë vetëm për të minuar procesin. “Kemi një emergjencë kohore dhe do vijojmë të mirëpresim”, u shpreh Gjiknuri./Jo.Be/Fjala.al

Deklarata e Damian Gjiknurit:

Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Cfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare.

Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio.

Propozimet në këshill duhet të vijnë me shkrim jo në studio televizive. I dhamë kohë. Por tentativa për këto që përsëriten njëherë në shqip njëherë në anglisht bëhen për të minuar procesin dhe për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese.I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata.

Lexo edhe :  PS e PD dakordësi për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare

Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë. Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirë të mazhorancës me një palë që bëri vetvrasje politike.  Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë pë Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.

 

Të fundit

Noc Rroku

Nga Edison Ypi Noc Rroku është ai llapaqeni që ulet, përkulet, ngrihet, tundet, shkundet, sulmon, tërhiqet, drejtohet, shtremohet, forcohet, zbutet,...

Të hënën Sali Berisha paraqitet në SPAK, PD sërish presion prokurorëve me protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para SPAK sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. E...

“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania se në aktakuzën e prokurorisë për çështjen e vrasjes së...

Ambasadori Bucci mbyll mandatin, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ambasadorin italian Fabrizio Bucci, në mbyllje të misionit të tij 5-vjeçar...

E pabesueshme! Drerët dhe njerëzit strehohen së bashku në shi

Videoja, e cila ka mahnitur qindra përdorues të rrjeteve sociale, tregon se si kafshët dhe qytetarët, pa asnjë frikë, ndajnë të njëjtin vend për...

Lajme të tjera

Web TV