Marrin fund të gjitha dilemat për të ardhmen e Keidi Bares. Edhe pse sëfundmi është folur për një kalim të mundshëm të mesfushorit të kombëtares shqiptare në Itali, Bare do të vazhdojë të luajë në nivelin e dytë në kampionatin spanjoll të futbollit., të njohur si Segunda Division.
Malaga ka arritur akordin me Espanjolin për shitjen përfundimtare të kuqeziut me Baren që do të ndërrojë fanellë por jo ngjyrat pasi edhe Espanyoli i ka bardhekaltër dhe as kampionat. Në vështirësi të shumta financiare, Malaga ka pranuar ofertën prej 2 milionë eurosh të klubit katalanas.
Espanjoli synon rikthimin e menjëhershëm në La Liga dhe te Bare shikon përforcimin ideal për mesfushën. Nga 2 milionë eurot që Espanyol do të derdhë në arkat e Malagas, 400 mijë euro do të shkojnë në arkat e Atletico Madrid që ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit.
Burime të gazetës spanjolle “AS” bëjnë me dije se futbollistin 23-vjeçar nga Fieri Bare është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe ka udhëtuar drejt Katalonjës për të kryer vizitat mjekësore në llogari të klubit të tij të ri, atje ku edhe është prezantuar nga klubi i Espanjolit./Bl.Ba/Fjala.al