Ja 6 fakte interesante rreth Donatella Versace-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donatella Versace, stiliste e perandorisë së krijuar nga i vëllai, ka arritur t’i rezistojë kohës dhe barrierave të tregut të modës, duke treguar se edhe 22 vjet pas vdekjes së tij, ajo trashëgon në AND talentin për të krijuar.

Mikesha e ngushtë e Giann-it

Edhe pse kishin plot 10 vite diferencë në moshë, ajo dhe i vëllai ishin miq të ngushtë, aq sa i është dashur të vjedhë lekë nga e ëma, ndërsa Gianni ka marrë çelësat e makinës së të atit, për të dalë natën fshehurazi nga shtëpia.

Ajo nuk është bjonde!

Kur Donatella ishte 11 vjeç, Gianni i tha asaj të lyejë flokët bjonde. “Në atë kohë Gianni ishte aq i fiksuar pas Patty Pravo, sa më bindi të ngjyros flokët”-kujton stilistja, e cila thekson se kjo shpikje e të vëllait i dhuroi shumë sukses.

Donatella si muzë!

Para vdekjes së Gianni, Donatella ishte e njohur si frymëzimi i tij, si “muzë” krijuese për disa nga linjat e tij, por nga ana tjetër ajo ishte edhe kritikja e ti më e madhe, duke nxjerrë nga stilisti pasionin për stilin barok dhe minimalizmin.

Ajo është Versus

Jo vetëm që Donatella e frymëzoi vëllain e saj, ndaj Gianni themeloi linjën Versus të cilën ia dhuroi asaj si një dhuratë. Marka u lançua në vitin 1989 për të arritur blerësit më të rinj, ndaj dhe emra si Zayn Malik janë sot imazhi i Versus.

Fustani legjendar i Jennifer Lopez

Në edicionin e 42-të Grammy Awards, Jennifer Lopez spikati falë veshjes së saj ngjyrë smerald të krijuar nga Donatella, sukses ky i cili frymëzoi Google të krijojë Google Images, pasi shumë njerëz kërkonin të gjenin këtë foto në internet.

Lexo edhe :  Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Nderim për të vëllanë

Koleksioni i Pranverës 2018 i njohur si “Collection Versace Tribute”, u krijua nga Donatella për nder të vëllait të saj, një homazh ndaj gjeniut të modes, ndaj edhe pjesë e sfilatave ishin pesë supermodelet e dashura të Gianni Versace.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut...

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e...

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të...

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për...

Lajme të tjera

Web TV