Fakte të pazbardhura më parë, ja pse u vra kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë bërë 22 vite nga vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.

Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998, teksa ishte duke u kthyer në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse kanë kaluar 22 vite, vrasja e tij ende vazhdon të mbetet një enigmë.

E për te folur për figurën e kolonel Krasniqit dhe rolin e tij, për gazetën “Bota sot” ka folur publicisti i njohur nga Shqipëria, dhe gazetar gjatë luftës për Kosovën, Rexhep Shahu. Ai ka treguar arsye pse u vra Ahmet Krasniqi.

“Ministri i mbrojtjes i Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi që ishte përfaqësuesi më përfaqësues i oficerëve profesionistë të Kosovës që vinin nga përvoja direkte luftarake në luftëra me armë zjarri në Bosnje a Kroaci, ka hyrë në histori si ministri shqiptar i mbrojtjes e luftës së Kosovës, i vrarë pabesisht në Tiranë, nuk dimë nga cili doras, killer apo atentator, por dimë se u vra si plotësim dëshirë apo kërkesetë Serbisë dhe antishqiptarëve, që të pengohej unifikimi i forcave ushtarake të Kosovës, të cilat nën udhëheqje e komandë profesioniste do të ishin një problem shumë serioz për Serbinë në terrenin e Kosovës, të panjohur për ushtarët serbë për luftë guerile tokësore”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, vrasja e Ministrit Ahmet Krasniqi është pjesë e çmimit të rëndë që ka paguar Kosova për lirinë e saj.

“S’duhet të harrojmë se Vaso Çubrilloviqi në 1939 shkruante se në Tiranë bën punë paraja… Nuk e dimë se cilin dora, killer apo atentator ka paguar Serbia, apo edhe ndokush tjetër aleat i hershëm i fshehtë i saj, apo dhe ndonjë shpirt shitur e vëllavrasës që ndoshta pa dashje i ka shërbyer me këtë vrasje Serbisë. Ministri Ahmet Krasniqi 22 vjet më parë u vra fizikisht por do të jetojë gjithmonë në kujtesën kombëtare pasi vuri themelet e ushtrisë së sotme profesioniste të Kosovës që quhet FSK. Brigadat që u përgatitën në kohën e luftës dhe hynë në luftë në Kosovë si trupa profesioniste të UÇK janë bërthama e FSK sot, ani se aty ka ndoshta edhe ushtarë që nuk e dinin se i duhet heqë grasoja automatikut se nuk bën qitje pa ia heqë grasën…”, shprehet Shahu.

Më tej, Shahu thotë se Ahmet Krasniqi ishte patriot i madh, trim e intelektual model.

“Kolonel Ahmet Krasniqi erdhi në luftën për Kosovën nga lufta në Kroaci, erdhi nga fronti i luftës më një përvojë të madhe luftarake kundër Serbisë, nuk erdhi nga përvoja e stërvitjeve me pushkë druri dhe lojërat luftash të ushtrisë së Shqipërisë. Jeta e Ahmet Krasniqit, vuajtjet e vështirësitë, pengesat e pamundësitë që iu krijuan nga shteti jugosllav e serb, persekutimi ndaj tij e familjes së tij me emër të madh, formuan tek ai burrin e fortë me një karakter të lartë, patriot të madh, trim e intelektual model. Ministri Krasniqi duke qenë një kuadër i formuar e i qartë intelektualisht e kombëtarisht pohonte me kompetencë se hegjemonizmi serbo-sllav është akrep i fatkeqësisë shekullore në hapësirat ballkanike dhe është detyrë jona për të marrë masa konkrete që të korrigjohen padrejtësitë historike sidomos ndaj shqiptarëve të viktimizuar deri në absurd”, thekson publicisti Shahu.

Ai shton se Kosova kishte oficerë të lavdishëm, se lavdinë e fituan në luftëra të vërteta me armë zjarri, e jo në stërvitje a në zbore ushtarake me pushkë druri.

“Ushtria e Shqipërisë me oficera të zot por të paprovuar në luftëra mbeti ushtri e palavdishme sepse lavdia fitohet në luftë e jo në paqe. Ajo mburret se ndonjë efektiv i saj ka stërvitë ndonjë grup ushtarësh të UÇK-së. Por ushtarakët e Shqipërisë nuk ia kanë mësuar luftën as pushkën Adem Jasharit apo Sali Çekës. As nuk e kanë udhëheqë luftën për lirinë e Kosovës aq sa e kam udhëheqë unë. Dhe lufta e UÇK nuk është bërëë në Burrel. Ushtria e Shqipërisë nuk e mbrojti teritorin e saj pasi 1400 hektarë u mboll me mina antinjeri, antitank, me duart e ushtarëve serbë në Kukës, Has, Tropojë dhe nga këto mina serbe vdiqën mbi 50 njerëz e mbetën invalidë mbi 270 të tjerë”.

Lexo edhe :  Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto dhe dëshmi nga ish-të dënuar: Dhimbjen deri në...

“Të gjallët kanë gjithmonë kohë me u koritë, si për shembull me e çue numrin e ushtarëve të UÇK e të veteranëve të saj në Kosovë e Shqipëri më të madh se sa djem kishte Kosova në gjendjen civile para lufte, ose me shpallë veteranë të UÇK krejt SHIK e Shqipërisë dhe enveristat e qeverisë së atëhershme të Tiranës. Kam folë e shkrue me adhurim për ministrin Ahmet Krasniqi të vrarë tradhtisht në Tiranë, për me pengue fuqizimin e faktorit ushtarak shqiptar dhe me sabotue luftën, me vonue lirinë e Kosovës. I jam ankue mikut tim hero Sali Cekës se të gjallët nguten e flasin për veten e tyre më shumë se për të vdekurit që janë heronj më meritorë, pasi kanë dhënë jetën, gjënë më të çmuar për lirinë. Me 14 shtator 1998 ministri Ahmet Krasniqi bashkë me shefin e shtabit Ahmet Alishani vizitoi në zyrë gjeneral Kudusi Lamën, pas natës kur Fuat Ramiqi e kaloi në burg në Kukës se i doli zot pistoletës së ministrit Krasniqi kur deshi t’ia merrte në udhë në Kukës policia e Shqipërisë. Gjenerali pastaj disa ditë më jepte cigare Malboro nga paketat që ia kishte lënë atë ditë ministri Krasniqi dhe kur i ndizja ato cigare, thoja me zë e pa zë, tu rrite ndera Ahmet Krasniqi”, shprehet më tej Qarri.

Për fund, Shau thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është nga ato vrasje që tentojnë të mbeten pa autor, në mënyrë që mbetet e akuzuar Shqipëria se i ka bërë atentat të rëndë Kosovës.

“Ushtar Valdet M Ziba, mos harro të kujdesesh për varrin e ministrit Ahmet Krasniqi siç je kujdese në Tiranë… E di se edhe këtë vere të 2020 erdhe nga Gjermania dhe ia rregullove përkohësisht germat e emrit te varri i Ministrit Krasniqi. Kanë me ia heqë përsëri germat e emrit te pllaka e varrit, por nuk e heqin dot nga mendjet e zemrat e shqiptarëve. Vrasja e Ahmet Krasniqit është nga ato vrasje që tentojnë të mbeten pa autor, të mbeten të mjegulluara në histori, të mbetet e akuzuar Shqipëria se i ka bërë atentat të rëndë Kosovës. Në kohën kur është vrarë ministri Krasniqi kanë vepruar fort grupe rivale përçarëse keshe marksiste a leniniste që kishin qëllim biznesin politik dhe biznesin e armëve dhe e dinin se nuk kishin fuqi as për lojë luftash me Serbinë e jo më për luftë të vërtetë. Falë lotit të burrave, grave e fëmijëve shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga Serbia hyri në luftë për mbrojtjen e civilizimit NATO ja dhe shpëtuan dy milionë shqiptarë pa u shfarosë ose pa e shprazë Kosovën për moskthim”, përfundon për gazetën “Bota sot”, publicisti i njohur nga Shqipëria, gazetar gjatë luftës për Kosovën, Rexhep Shahu. /BOTA SOT/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale

Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi se Babagjyshi nuk ekzistonte....

Sa e bukur! Luiz Ejlli bën tatuazh në trup për vajzën e tij

Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah, ku shfaqet portreti...

Në pritje të ëmbël për herë të katërt? Reagon Diola Dosti

Diola Dosti, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe deklaratat e drejtpërdrejta, ka reaguar pas spekulimeve për një shtatzëni të katërt. Thashethemet...

Shpërblim 150 mijë lekë për përfituesit nga skemat sociale, ja kategoritë që përfshihen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë...

Genc Pollo tregon bisedën me njerëzit e Trump: Non grata e Berishës mund të anulohet

Për Genc Pollon është koha që opozita pasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit dhe pasi e ka denoncuar atë me...

Lajme të tjera

Web TV