Pesë pyetjet drejtuar OSBE-ODIHR/ Artan Fuga: Të padëgjuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkasë nga pyetjet e dërguara OSBE-ODIHR nga Këshilli Politik për Kodin e ri Elektoral, akademiku Artan Fuga, duke sqaruar secilën prej tyre, thotë se pyetjet janë teorike.

Ai shton se pyetjet janë të pagjetura, duke shtuar se si listat e mbyllura edhe listat e hapura OSBE–ODIHR do t’i quajë demokratike.

Reagimi i plotë:

E qartë, përgjigja e OSBE – ODIHR, çfarë do thotë ? Bëni duel me shpata këtu para Presidencës? Do të thotë po qe se nuk merreni vesh, atje në Kuvend dhe pikë! Pyetje të pagjetura!

Pesë pyetje me përgjigje brenda dërguar OSBE-ODIHR

Nga Këshilli Politik iu drejtuan disa pyetje OSBE-ODHIR për të zgjidhur krizën për Kodin elektoral. M’u dukën si pyetje teorike. Aq më shumë me përgjigjen brenda dhe që nuk sjellin asgjë.

Dihet pak a shumë përgjigja, nëse ata atje siç bën ndonjëherë pedagogu kur pyetjet janë fare kot dhe bën sikur nuk i ka venë re dhe as u përgjigjet fare.

Paradoksalisht them se do të përgjigjet kështu:

Pyetja e parë: A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes të mandateve?

Pse si do të thotë OSBE – ODHIR që Kodi aktual që ka qenë në fuqi dhe vazhdon aktualisht të jetë në fuqi është kundër standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike?

A mund të thotë që formula e koalicioneve aktualisht dhe e shpërndarjes të mandateve nuk është demokratike? Nuk e thotë dot sepse OSBE – ODHIR e ka certifikuar atë. Me këtë formulë janë bërë zgjedhjet derimëtani. Pra, përgjigja dihet. Po, demokratike janë, qoftë edhe minimalisht !

Problemi nuk është fare këtu. Problemi është nëse janë ndryshimet e propozuara dhe që PS dëshiron t’i imponojë ato të duhurat, si duket, a janë ato që duhen, a janë demokratike apo jo ?

Lexo edhe :  Agron Shehaj: Zgjidhja e problemeve të Shqipërisë kalon nëpërmjet rritjes ekonomike

Pyetja e dytë: A i lejojnë listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a eshte në përputhje me standardet e OSBE-ODHIR ?

Edhe listat e mbyllura edhe listat e hapura OSBE – ODHIR do t’i quajë demokratike sigurisht. Sepse shembujt në botë janë si t’i duash. Pastaj në Shqipëri me lista të mbyllura janë bërë. Cdo hapje do thotë është pozitive, por edhe të mbyllura demokratike janë. Si do thotë ndryshe ?

Pyetja e tretë : A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve ?

Në mënyrë të njëanëshme nuk është mirë, por nga ana tjetër ka një Kuvend që funksionon me anën e një shumice të caktuar për Kodin elektoral. Sa kohë që OSBE – ODHIR e pranon atë Kuvend, sigurisht do të pranojë edhe vendimin e tij. Pyetja e ka përgjigjen brenda.

Pyetja e katërt: A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarede OSB ndryshimi i njeanshem i rregullave shume afer zgjedhjeve ?

Sigurisht që nuk është e mirë, do të thotë OSBE – ODHIR, por ju a jeni në Këshillin Politik? Prania juaj atje edhe tani atje ka qenë dakordësia për t’i debatuar tani këto çështje se gjatë verës ishit me pushime. Cfarë kërkoni nga ne?

Së pesti: Ne kushtet e mosdakordësisë cila eshte zgjidhja në përputhje me standardet e OSB për zgjedhjet demokratike ?

E qartë, përgjigja e OSBE – ODHIR, çfarë do thotë? Bëni duel me shpata këtu para Presidencës? Do të thotë po qe se nuk merreni vesh, atje në Kuvend dhe pikë! Pyetje të pagjetura!

Të fundit

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Veliaj në qeli/ Rama: Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por ne do të marrim më shumë vota

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i ke parë këto dorëheqjet me...

Lajme të tjera

Web TV