Rama prezanton programin e nxitjes së punësimit dhe premton: Paga minimale 30 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi sot planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

I pari i shtetit premtoi jo vetëm pagesë dyfish të ndihmës ekonomike për personat që kanë humbur vendin e punës por edhe ripunësim.

“Programet iu vijnë në ndihmë atyre që kanë nevojë të riintegrohen në tregun e punës. Pavarësisht çfarë flasin, jemi përpara një pasqyre domethënëse të krahasimit të viteve të qeverisë sonë dhe viteve të mëparshme. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje punësimi. Zyra e punës dikur në ministrinë e Punës lëshonte veç lëmosha.

Rrjeti i zyrave të punës ishte një rrjet qesharak e skandaloz, godinat ndaheshin me bingo, pub-e e bare që i jepnin vetë drejtorët e tyre me qira. Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të të gjithë rrjetit të zyrave të punës.

Për ata që humbën punën në pandemi do kemi 2 fishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Kujtojmë që nga qershori 20 mijë prej 30 mijë personave që humbën vendet e punës u ripunësuan. Aplikimet tani për tu ripunësuar bëhen përmes E-Albania, pa asnjë kosto shtesë”,- tha ai.

Rama tha ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat deri në masën 30 mijë lekë.

“Lajm i mirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat.

Lexo edhe :  VIDEO/ Ergys Agasi shkon në SPAK, por ngatërron derën

Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”,- tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV