Regjistrohen dy tërmete me epiqendër në Dibër, lëkundje edhe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Kukësin dhe Dibrën mesditën e sotme, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet e disa zona të tjera në periferi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti i orës 12:38, kishte magnitudë 3.8 të shkallës rihter dhe epiqendër në veriperëndim të Peshkopisë.

Ndërkohë, tërmeti i dytë i orës 12:52, kishte magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe epiqendër Krej-Lurë.

Lëkundjet e këtij të fundit janë ndjerë gjithashtu në Kukës, Tiranë, Maqedoni e Kosovë dhe tërmeti ka zgjatur disa sekonda.

Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes, nuk raportohet të ketë dëme.

“Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencave Civile në këto dy bashki”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se vendi ynë u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku si pasojë e dëmeve të shkaktuara humbën jetën 51 persona dhe mbetën të lënduar e të pastrehë qindra të tjerë.

Tërmeti i nëntorit pati magnitudë 6.4 të shkallës rihter dhe u shoqërua me pasgoditje të madhësisë 3-5 të shkallës rihter.

Sizmiologët e kanë cilësuar si normale dukurinë e paslëkundjeve pasi tërmeti i datës 26 nëntor ishte një tërmet i thellë, gjë që shkakton edhe tërmete më të vogla në vazhdim.

Informacionet e detajuara mbi përmasat e tërmeteve mund ti gjeni në këtë foto:

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV