Meta bën thirrje për respektimin e “5 qershorit”: Do ketë vetëm një fajtor që luan me fatin e 4 milionë shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një dalje për mediat presidenti Meta bëri dhe një herë thirrje për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Meta deklaron që ndryshe nga Maqedonia e Veriut e cila po bën progres të madh Shqipëria po ecën në kurs të kundërt.

Meta thotë që çështja e hapjes së listave i takon palëve dhe partive politike dhe uron që të ketë reflektim.

“Nuk do të ketë dy fajtorë, as 4 nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e 4 mln shqiptarëve. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë”, u shpreh Meta./Jo.Be/Fjala.al

Fjala e presidentit Meta: 

Është përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin dhe përmbushjen e kushteve. Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe shpresoj që kjo të arrihet dhe në vendin tonë. Por nga sjellja antikushtetuese që goditi marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt.

Çështja e hapjes së listave është çështje që i takon palëve. për mua si president mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë u përpoqa të jap kontributin tim, që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë e përkohshme. Opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, duke mbyllur një marrëveshje për të ardhmen e shqiptarëve. Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet që përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë, as 4 nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e 4 mln shqiptarëve. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV