Kujtim Gjonaj “Nderi i Gjirokastrës”,  vlerësohet regjisori i 200 filmave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

database-n që shënon emrat e filmave të realizuar prej tij ka një çedim. Ose të dhënat nuk janë hedhur saktësisht, ose kompjuteri nuk arrin t’i mbajë mend të gjitha. Për më tepër as ai vetë nuk di ta thotë të saktë në prodhimtaria e tij është në kufijtë e 150 filmave dokumentarë apo 200 të tillëve. E për të qenë brenda thotë se janë mbi 150 tituj, që në një mënyrë modeste do të thotë se janë rreth 200. Një krijimtari të tillë, padyshim do ta kishte zili çdo regjisor në botën perëndimore, Evropë e Amerikë. Por kjo nuk vlen për në Indi, ku regjisorët e Bollywood-it prodhojnë edhe më shumë se kaq.

Ai mban titullin e lartë “Mjeshtri i Madh”, dhe për më poshtë tij, një duzinë titujsh të tjerë. Por si djalë Labërie, me origjinë nga Mezhgorani, Kujtim Gjonaj i ka marrë të gjitha titujt e mundshëm të trevës. “Personalitet i Shquar i Labërisë”, është një prej tyre i akorduar nga shoqata kulturore “Labëria”. Tepelena gjithashtu e ka cilësuar si “Qytetar nderi”. Dhe së fundi Gjirokastra i ka dhënë një tjetër titull.

Skenaristi Enver Kushi duke folur gjatë evenimentit

“Nder i Qarkut”

Ceremonia e dhënies së titullit “Nder i Qarkut ” për regjisorin Kujtim Gjonaj u organizua në një nga sallat e universitetit Eqerem Çabej. Në këtë ceremoni merrnin pjesë autoritete të qarkut Gjirokastër, artistë e shkrimtarë por dhe miq e kolegë të regjisorit. Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, znj. Lindita Rova, në fjalën e hapjes theksoi se është detyrë e saj dhe këshillit të nderojnë figurat e shquara të artit dhe kulturës si në rastin e Mjeshtrit të Madh, Kujtim Gjonaj.

Fjalën e rastit e mbajti profesor Kristaq Shabani i cili vuri në dukje vlerat e mëdha artistike te regjisorit, duke evidentuar filmat e tij kushtuar Gjirokastrës dhe figurave shquara të qarkut, Shkrimtari Shabani vuri ne dukje faktin se në perandorinë e madhe të filmit, Gjonaj zë një vend nderi.

Prefekti i Gjirokastrës dr. Astrit Alia evidentoi faktin se Kujtim Gjonaj është jo vetëm kineast i shquar por edhe një mik i mirë. Ndër të tjera ai evidentoi faktin se…”dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës, është fokusi i krijimtarisë regjisoriale dhe skenaristike e regjisorit Gjonaj.”

Ndërsa shkrimtari dhe Skenaristi Enver Kushi, ndër të tjera vuri theksin se regjisori Gjonaj është një mjeshtër i vërtetë në transplantimin e skenarëve në imazh te mrekullueshëm filmik. Ai zë një vend nderi të padiskutueshmen në realizimin e filmave historike, duke e fiksuar atë në celuloid historinë e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Një telefonatë nga Tirana fut në 'sherr' Melonin me Macronin

Për te pranishmit u shfaq një nga filmat e tij “Kështjella e këngëve” film fitues i kupës së festivalit të tetë të filmit dokumentar dhe çmimit të spektatorit. Filmi un pëlqye nga te pranishmit për idenë brilante se një popull është i pamposhtur dhe mbijeton nëse pushtuesi nuk i rrëmben dhe asimilon shpirtin e tij!

Në fjalën e tij regjisori vuri në dukje faktin se e ndjente veten shumë të vlerësuar se këtë titull të dhënë nga Qarku, ku bën pjesë Gjirokastra e vëllezërve Topulli, e Musine Kokalari, e Eqerem Çabejin dhe të madhit Kadare, – Tepelena e Ali Pashait dhe Mustafa Matohitit e Asim Zenelit,-  Libohova e Avni Rustemit apo – Përmeti i vëllezërve Frashëri që hodhi themelet e identitetit shqiptar, e ku u konsolidua me pas me Luftën Nacional Çlirimtare në Kongresin e Përmetit.

Në takim foli dhe shkrimtari e dramaturgu grek Dino Kubatis. Ndër të tjera ai tha: Krijimtarinë e regjisori Gjonaj nuk e njoh në terë veprimtarinë e tij, pasi kam parë vetëm dokumentarin e mrekullueshëm kushtuar aktores së shquar Margarita  Xhepa. Por sot teksa shoh filmin “Kështjella e këngëve” dhe dëgjoj vlerësimet tuaja befasohem dhe ndjehem mirë që njoh një kineast të shquar!

Shkrimtari dhe dramaturgu grek, Dino Kubatis

Puna në vite

Gjonaj i ka dedikuar jetën filmit shqiptar ku në krijimtarinë e tij përfshihen mbi 150 filma dokumentarë e artistikë. Në vitin 1982 do të nderohej me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin VIII të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin I në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin I në Konkursin e V Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin XII të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, znj. Lindita Rova duke lexuar motivacionin

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV