Kristaq Kume: Heqja e koalicioneve penalizon partitë e mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamundësia për t’u organizuar në koalicione parazgjedhore do të penalizojë partitë e mëdha, të cilat janë përfitueset direkte të votave që mbledhin partitë e vogla në koalicione të tilla. Por, sipas tij, me propozimin që bën mazhoranca për Kodin Zgjedhor, bazuar në ndryshimet kushtetuese e zvogëlon këtë efekt. “Praktikat elektorale nga partitë me krijimin e koalicioneve nuk favorizon partitë e vogla, por ato të mëdha, pasi mënyra e organizimit bënte që partitë të mblidhin vota secila për vete, por kur vinte puna te ndarja e mandateve midis koalicioneve, ajo bëhej duke përfituar dy partitë e mëdha nga këto vota. Tashmë zvogëlohet ky efekt, sipas formulës së re.

Efekti i dytë që ka synuar mazhoranca me ndryshimet kushtetuese është se cila parti do të dalë e para, pasi nuk kemi përcaktuar akoma kujt i jepet mandati qeverisës, partisë apo koalicionit që del më me shumë vota. Me formulën e re, një partie të madhe që kërkon të fitojë mandate për vete, nuk i intereson të hyjë në një koalicion parazgjedhor me një parti tjetër të madhe, sepse humbet identitetin e saj”, – sqaron për gazetën “Fjala”, ish-kreu i KQZ-së, Kume. Gjithsesi, ai shton se ndryshimet kushtetuese nuk e ndalojnë formimin e koalicioneve. “Kushtetuta thotë listat e kandidatëve paraqiten nga partitë ose qytetarë, duke hequr fjalën koalicion.

Nëse do të ketë presion të madh, mundet që partitë që duan të grupohen në koalicione të gjejnë një zgjidhje praktike, si për shembull: partitë do të venë të regjistrohen të gjitha një nga një me listën e kandidatëve të tyre në KQZ dhe më pas të bëjnë një aleancë parazgjedhore mes tyre, që do të pranohet nga KQZ-ja për përllogaritjen e mandateve pas zgjedhjeve”. Nga ana tjetër, Kume kritikon propozimin e PS-së për hapjen e listave, duke e cilësuar në fakt praktikisht një mbyllje listash dhe propozimin për pragun kombëtar 3 për qind. Sipas tij, ky prag i penalizon partitë e reja apo lëvizjet politike që duan të futen në Parlament, pasi i kushtëzon që të marrin rreth 40-50 mijë vota vetëm për të kaluar pragun.

Lexo edhe :  Pse është me nerva Albin Kurti, edhe pse fitues?

Votat e marra nga tre subjektet për Qarkun Tiranë 2017

Partia Socialiste 200517 vota

Partia Demokratike 128065 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim 55894 vota

Mandatet e fituara për Qarkun Tiranë në zgjedhjet e vitit 2017

Deputetët e zgjedhur nën siglën e PS-së

Elona Hoxha

Besnik Baraj

Olta Xhaçka

Blerina Gjylameti

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Vasilika Hysi

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Fatmir Xhafaj

Rakip Suli

Arben Ahmetaj

Xhemal Qefalia

Sadri Abazi

Ulsi Manja

Klotilda Bushka

Sadi Vorpsi

Arben Pëllumbi

Deputetët e zgjedhur nën siglën e PD-së

Lulzim Basha

Orjola Pampuri

Rudina Hajdari

Grida Shqima

Albana Vokshi

Jorida Tabaku

Sali Berisha

Halim Kosova

Gent Strazimiri

Fatmir Mediu

Dashamir Shehi

Deputetët e zgjedhur nën siglën e LSI-së

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi

Endrit Braimllari

Luan Rama   /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV