Priten shtrëngata të forta shiu, AKMC letër 5 prefekturave: Kaloni në gatishmëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka drejtuar një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend për ti paralajmëruar për masat që duhet të marrin për motin e keq gjatë fundjavës.

Sipas  IGjEUM në veri perëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi ndërkohë që vendet më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja.

Sipas AKMC mund të ketë përmbytje, prandaj kërkohet nga Prefekturat gatishmëri dhe madje dhe plan për zhvendosje popullsie në rast rreziku./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i  IGjEUM në facebook:

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Sot pasdite (e premte, dt. 25) dhe nesër (e shtunë, dt. 26) priten reshje shumë intensive në qarqet Lezhë dhe Durrës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje intensive. Në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet e shiut dhe breshëri të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata do të prekin pjesën më të madhe të territorit (sipas tabelës). Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si edhe vërshime të ujit dhe përmbytje sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Të gjithë lumenjtë do të pësojnë rritje të niveleve përgjatë fundjavës, por me rrezikshmëri më të lartë në ditën e shtunë, dt. 26 llogariten të jenë pjesët e poshtëme të lumenjve Drini i Lezhës, Mat, Ishëm dhe Erzen. Shtrëngatat do të jenë të shoqëruara dhe me shkarkesa elektrike.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 20°C; në vendet e ulëta: 18 / 19°C; në vendet malore: 13 / 16°C

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 25) dhe nesër (e shtunë, dt. 26) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e premte, dt. 25) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet Shkodër, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I ULËT” dhe “S’KA RREZIK” .
Nesër (e shtunë, dt. 26) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR’’ në zona të lokalizuara, konkretisht: në qarkun Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qender). Rreziku do tё jetё mё i lartё ditën e sotme.

 

Të fundit

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

Lajme të tjera

Web TV