Hakerat sulm ndaj AMA-s dhe AKEP: S’duhet të ndalojnë fjalën e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faqja zyrtare në internet e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) ka pësuar një sulm kibernetik prej hakerave.

Pas saj edhe faqja e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka rënë preh e një grupi hakerash shqiptarë të quajtur: “Anonymous Albania”.

Të dyja faqet janë jashtë funksionit.

Në faqen e web-it të AMA-s del një faqe e bardhë më shënimin; “Është arritur Limiti i burimit”, ku më pas shkruhet “Uebsajti është përkohësisht i paarritshëm për t’iu përgjigjur kërkesës suaj pasi tejkaloi kufirin e burimeve. Ju lutemi provoni përsëri më vonë”. Ndërsa në faqen e web-it të AKEP shkruhet: “Duket se nuk e keni lejen për të hyrë në këtë faqe. 403 Gabim. E ndaluar”.

AMA dhe AKEP janë dy strukturat që marrin fuqi të reja mbi median online, me miratimin e pritshëm të paketës anti-shpifje, por shoqatat e gazetarëve e konsiderojnë këtë veprim si sulm ndaj medias dhe përpjekje të Qeverisë për ta kontrolluar atë.

Në reagimin e Anonymous Albania theksohet se këto dy organe nuk mund të ndalojnë lirinë e fjalës në Shqipëri.

Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato. Por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokojë faqet online në internet apo edhe t’i gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën Qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”, thuhet në reagimin e “Anonymous Albania”.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV