Pasditja e kësaj të premteje në kryeqytet është e zymtë. Qielli është komplet i vrenjtur dhe jemi para fillimit të një rrebeshi apo stuhie.
Rrugët janë thuajse të zbrazura nga njerëzit, por makinat nxitojnë. Këtë atmosferë të zymtë e ndryshon vetëm cicërima e zogjve.
Ashtu si shihen edhe në video, zogjtë janë mbledhur tek pemët buzë Lanës dhe gumëzhijnë.
Me siguri lajmërojnë njëri tjetrin për stuhinë që po afron dhe ndoshta po përpiqen që të gjejnë një strehë sa më të mirë. Për më tepër ndiqni videon.
La.Mi/Fjala.al