Brazili shembull i ‘imunitetit në tufë’/ Ulje drastike e infektimeve nga pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili mund të jetë shembulli më real i ‘imunitetit në tufë’ nga pandemia e Covid-19. Specifikisht, në qytetin e Manusit me 2.2 milionë banorë, numri i vdekjeve ditore në 14 ditët e fundit kanë rënë në mënyrë drastike pa u aplikuar asnjë masë karantine, në numra 1 shifrorë.

Këtë të premte u shënuan vetëm 8 viktima dhe mbi 800 të infektuar. Por Manausi u godit fortë gjatë valës së parë të pandemisë në periudhën Mars-Maj, kur shënoheshin qindra viktima në ditë, çka e çoi shërbimin e varrimeve në kolaps.

Sipas një studimi të kryer nga 34 grupe shkencëtarësh brazilianë dhe të huaj, 66% e banorëve të qytetit kanë zhvilluar anti-trupa të mjaftueshëm për të penguar një infektim të dytë nga COVID-19. Analizat e gjakut të personave që e kaluan infektimin faktuan praninë e anti-trupave. Studime të ngjashme janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës për të vërtetuar nëse “imunizimi i tufës” është apo jo një mit.

Nëse nuk rezulton kështu, kjo mund të jetë një tjetër zgjidhje në mungesë të një vaksine antiCOVID. Imunizimi i tufës arrihet kur popullata lihet të infektohet për të prodhuar anti-trupa ndaj një virusi, por ekspertët thonë se kjo është një rrugë e rrezikshme dhe jo sigurtë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV