Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj Greqi, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Bashkëpunëtori ynë në Athinë raporton se një orë pas mesnatës së 24 shtatorit, në rrugën Volos-Mikrothivon, në lartësinë e Alykes, motori i cili drejtonte 21-vjeçari Lenzo Gjokaj ka dalë ka rruga.
21-vjeçari ishte një atlet basketbolli dhe luante me ekipin e Unionit Sportiv Volos Diminiou.
Gjokaj u përplas me një automjet i cili drejtohej nga një 54-vjeçare dhe si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme shqiptari 21-vjeçar.
54-vjeçarja e cila drejtonte automjetin ka marrë plagë të lehta dhe është shoqëruar menjëherë për në spitalin e Volos për ndihmën e parë. /Ra.My.Fjala.al/