“Firmosni që nuk do të flisni”/Zbulohet “kontrata” me kandidatët për deputetë të PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që janë kandidatë potencialë për deputetë të Partisë Demoratike, pjesë e listës zgjedhore, do të firmosin një deklartë të hartuar nga partia e tyre.

Në këtë  deklaratë shkruhet se kandidatët duhet të mbështesin PD-në për fitore, por edhe nëse nuk do të jenë kandidatë për deputetë zgjedhjet e 2021-shit nuk do të “flasin” për çfarë thuhet brenda partisë.

Edvin Kulluri një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, ka zbuluar këtë deklaratë që kandidatët për deputetë të PD-së janë të detyruar të firmosin, duke e konsideruar si një “përbetim komunuist” këtë veprim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kulluri ka shpërndarë një pjesë të deklaratës që duhet të firmosin kandidatët, duke nënviuar disa pika të rëndësishme e cila nuk kalojnë pa rënë në sy.

“Do të mbështes Partinë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e garës së brendshme, duke dhënë gjithë kontributin tim për fitoren e saj të thellë”

“Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë”

“Nuk do të ndërmarr asnjë veprim kundër kandidatëve të tjerë në garë”

“Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”!” shkruan Kulluri.

Postimi i plotë i Edvin Kullurit

Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!
Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!
Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!
Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike! /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Kohë të vështira për ekonominë, alarmi: 25 vitet e ardhshme janë kritike për botën

“Ekonomitë në zhvillim, nuk duhet të kenë iluzione për luftën që kanë përpara: 25 vitet e ardhshme do të...

QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës me projekte të përbashkëta për 2025-ën

Në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u diskutua sot për projektet e përbashkëta, mes kësaj qendre dhe Institutit Italian të Kulturës...

Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në zgjedhje

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond...

Dafina Zeqiri konfirmon thashethemet për shtatzëninë

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri sapo ka konfirmuar zërat për shtatzëninë. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Dafina njofton shtatzëninë e...

Shefi i NATO-s paralajmëron: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e aleancës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më...

Lajme të tjera

Web TV